Kryeministri Edi Rama ironizon në rrjetet sociale Lulzim Bashën pas akuzave të tij lidhur me dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, por edhe qëndirmeve të opozitës arrestimit në Gjermani të të shumëkërkuarit për 613 kg kokaine e kapur në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Basha akuzoi qeverinë si të kapur nga krimi i organizuar, ndërsa i kërkoi Edi Ramës të largohej. 

Postimi i Ramës

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani - Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë. 

Edi Rama, kryeministër

Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin