Tahiri dhe Zela, kandidatët
për kreun e PS në Tiranë

Tahiri dhe Zela, kandidatët<br />për kreun e PS në Tiranë
Sapo ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS. Gjatë mbledhjes u vendos mbi zgjedhjen e kreut të PS për Tiranën. Mbledhja nisi në orën 18:30 dhe zgjati pothuajse 4 orë të tëra.

Kryesia vendosi të kandidojë për kreun e PS në Tiranë deputetin Sajmir Tahiri dhe deputetin Ilir Zela. Kandidatët që iu paraqitën kryesisë ishin: Sajmir Tahiri, Erjon Braçe, Ilir Zela, Ilir Gjoni dhe Andis Harasani. Data e zgjedhjes së kreut të ri të PS në Tiranë u vendos të jetë 3 marsi.

Në një deklaratë për mediat Sajmir Tahiri u shpreh se i kërkoi kryesisë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për ti dhënë mundësi kandidatve të përgatiten më së miri programin e tyre.

“Ky ishte vendimi i kryesisë. Kryesia formalizoi vullnetin e saj. Unë kërkova shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për ti lejuar kandidatëve të përgatisin më së miri projektet e tyre” u shpreh Tahiri.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama, nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjera në pah gjatë proçesit të fundit zgjedhor.

DEKLARATA E PLOTE E PS
Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë u mblodh sot 21 Shkurt 2012 për të diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme që lidhen kryesisht me ecurinë e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, problematikën e zgjedhjeve brenda partisë në disa njësi vendore, riorganizimin e forumit rinor dhe forumit të gruas.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama, nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjera në pah gjatë proçesit të fundit zgjedhor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, njëherazi dhe bashkë Kryetar I Komisionit për Reformën Zgjedhore, informoi Kryesinë e PS mbi ecurinë e deritanishme të punës së këtij Komisioni, duke shfaqur shqetësimin për ritmin e ngadaltë dhe vonesat në vendimmarrjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çka rrezikon mos përfundimin në kohë të vetë reformës.

Kryesia e PS gjykon se zvarritja e qëllimshme e reformës zgjedhore, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e maxhorancës, rrezikon vetë proçesin e ardhshëm zgjedhor dhe shënon një moment kritik në përmbushjen me sukses të reformës. Në të njëjtën kohë, PS dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të vazhdojnë të punojnë me seriozitet dhe përkushtim për të përmushur detyrimet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Nën Kryetari I Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë. Rivendosja e votimit të fshehtë është cilësuar si një element tejet I rëndësishëm në funksionimin demokratik të Parlamentit, element I cili fatkeqësisht ende nuk është pranuar nga maxhoranca, pavarësisht se propozimi I Partisë Socialiste përputhet plotësisht me proçedurat e funksionimit të Parlamentit Europian.

Sekretari Organzativ Blendi Klosi, informoi Kryesinë mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të Partisë Socialiste duke u përqëndruar në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme. Zoti Klosi I propozoi Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e partisë në Tiranë në datën 3 Mars ku do të kandidojë Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë proçesit zgjedhor në PS brenda datës 15 Mars. Këto propozime u miratuan nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Kryesia caktoi një grup pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e Kryesisë Eglantina Gjermenji për të konceptuar një projekt që do I serviret Kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas.

Kryetari I Partisë Socialiste, propozoi gjithashtu ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, duke patur parasysh afrimin e fushatës së ardhshme zgjedhore, propozim që gjithashtu u miratua nga Kryesia e PS.

DORËHEQJA E BARAJ
Më 6 shtator të vitit 2011, Besnik Baraj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, post që ai mbante prej 6 vitesh, ndërkohë që kryesia komandoi në vend të tij deputetin Sajmir Tahiri, i cili do të mbajnë këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kreu i ri i Partisë Socialiste së Tiranës që do zgjidhet nga procesi i votimit, do drejtojë degën më të madhe të Partisë Socialiste në 4 vitet e ardhshme. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre