Tahiri: Gjykatës do i argumentoj
korrupsionin e familjes Berisha
Në seancën e sotme gjyqësore deputeti socialist refuzon pajtimin me Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha të cilët e kanë paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial. Tahiri: Qeveria ka kapur gjyqësorin dhe po e përdor si kamzhik politik. ( ne foto Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, femijet e kryeministrit)
TIRANE- Deputeti socialist Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Partë të Tiranës për t'u përballur me procesin gjyqësor civil, ku ai është i paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial nga dy fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.
Pas seancës gjyqësore, Tahiri tha se kishte refuzuar pajtimin me qëllim argumentin në gjykatë akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit dhe famijles së tij.
“Refuzova pajtimin. Do argumentoj pse kryeministri e familja e tij janë të përfshirë në korrupsion. Llumi ka dalë në sipërfaqe.”- deklaroi Tahiri.
Më pas Tahiri akuzoi qeverinë se ka kapur gjyqësorin dhe po e përdor si kamzhik politik.
“4 vjet nga Gërdeci asnjë i dënuar, nesër bëhet 1 vit nga 21 janari dhe asnjë nga vrasësit nuk është dënuar. Pushteti ka kapur gjyqësorin. Vazhdon pandëshkueshmëria për zyrtarët e lartë. Pushteti përdor gjyqësorin si kamzhik politik”
PADIA Padia e dy fëmijëve të kryeministrit Berisha është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 8 nëntor. Ajo ka si objekt detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri të shpërblejë paditësen Argita Malltezi me dëmin pasuror dhe jo pasuror, në shumën e 4 milionë lekëve dhe me të njëjtën shumë të shpërblejë edhe të vëllanë e saj Shkëlzen Berishën.
Aktpadia i referohet një deklarate të deputetit Tahiri dhënë në tetor të këtij viti, ku shprehet se "Sali Berisha ështe i korruptuar, i biri dhe e bija janë të perfshirë në korrupsion". Dy fëmijët e kryeministrit që të dy, të diplomuar për juridik shprehen në padinë civile, se u është shkaktuar një dëm moral dhe turbullim i padrejtë i gjendjes shpirtërore, të pësuar nga fakti i paligjshëm i deklaratave te pavërteta shpifëse dhe fyese.
( ne foto Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, femijet e kryeministrit)(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1803
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35