TIRANË-Muzeu ‘Bunk’Art 2’ ndodhet pikërisht poshtë dikasterit që ai drejton. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet i emocionuar në inaugurimin e muzeut të nëndheshëm. “Është një investim gjigand, misterioz, i cili të lë pa frymë kur e sheh”, tha ai ndërsa u ndal dhe tek debati për të shkuarën që është hapur kohët e fundit. “Është shumë e rëndësishme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u përballur me të shkuarën tonë dhe me kujtesën kolektive”, tha Tahiri.
Fjala e plotë e Tahirit
Në fakt për mua është privilegj i veçantë të jem në këtë ceremoni, t’i hapim siparin mundësisë që kanë qytetarët sot të vizitojnë një qytet të dytë nën tokë, i cili ka qenë privilegji i vetëm disave në atë kohë, kryesisht funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë, Sigurimit.
I konceptuar si streha e zyrave, e drejtimit në rast lufte, asaj lufte që nuk erdhi kurrë. Ka nisur në vitin 1981 ndërtimi i këtij bunkeri, me idenë për të qenë gjithmonë gati për armikun, i cili dhe ai ishte gati, ashtu i binte në atë kohë të paktën.
Është një investim gjigand, misterioz, i cili të lë pa frymë kur e sheh. Sepse, bëhet realisht fjalë për një kompleks të tërë infrastrukture zyrash i konceptuar për të pasur, siç pretendohet, siguri edhe ndaj sulmeve atomike.
Kolegia ime e tha (Milva Ekonomi) është sigurisht çështje arti, pa asnjë dyshim çështje turizmi, është promovim i historisë, por unë besoj është edhe përballje me të shkuarën tonë.
Ne sot kemi debat mbi të shkuarën. Ndodh shumë shpesh që të ndahet shoqëria, aq më shumë politika mbi të shkuarën, mbi atë që ka ndodhur dje. Akoma më keq prodhojmë të vërteta të cilat s’kanë qenë të vërtetat e kohës. Ndaj kjo që shohim sot, mundësia që iu japim qytetarëve për të vizituar këtë bunker është mundësia unike për të parë të vërtetat reale, jo ato që prodhojmë rishtaz ne.
Është shumë e rëndësishme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u përballur me të shkuarën tonë dhe me kujtesën kolektive.
Unë nuk dua t’i referohem të gjithë korpusit të historisë lidhur me rëndësinë që ka studimi i të kaluarës për t’u përballur me të ardhmen. Por, me siguri kjo është Qeveria e parë, që e sheh të shkuarën tonë si pasurinë e vyer për ta njohur më mirë atë që kemi qenë; dhe si mundësinë e artë për të bërë më shumë për të ardhmen dhe për fëmijët tanë. Që sigurisht është jo vetëm çështje betonarmeje, ne jemi po ashtu Qeveria e parë pas dy dekadave që merr seriozisht dhe vepron seriozisht për hapjen e “Dosjeve”. Dhe kjo është kurajo e madhe për t’u përballur me të shkuarën dhe vendosmëri e madhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO