TIRANE - Deputeti socialist Saimir Tahiri ka komentuar sot mbledhjen e KLD-së që është zhvilluar nën drejtimin e Presidentit Nishani. Ai është shprehur me ironi se "Presidenti  Nishani dhe KLD -ja janë "të pavarur", kurse gjyqtarët e emëruar sot - "të varur". Përveç Fatmira Hajdarit, që më duket është e pavarur."

Tahiri ka gjetur rastin të ironizojë mbledhjen pas fjalës së mbajtur nga kreu i shtetit se "vlerëson punën e KLD dhe kundërshton  sulmet pabaza nga politika ndaj këtij institucioni".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)