TIRANË - Në orën 21:00 të mbrëmjes së të martës (16 tetor) ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ftoi biznesmenët e kompanive të licensuara të sektorit të lotove, bingove dhe lojërave të fatit në mjediset e ministrisë, për një takim të përbashkët.
Mësohet se takimi është kërkuar nga vetë, Tahiri, i cili u ka kërkuar pronarëve dhe menaxherëve të kompanive kryesore të vendit bashkëpunim në miratimin e një moratoriumi, i cili do të pezullonte për disa ditë aktivitetin e të gjitha pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Kjo do të krijonte mundësinë reale që ministria e Brendshme dhe ajo e Financave, me anë të personelit të tyre të specializuar, të verifikonin çdo pike lidhur me pagesën apo jot ë detyrimeve ndaj shtetit, si dhe për zbatimin e detyrimeve ndaj klientëve për pagesën e premiove, që zbatohen rrallë e tek.
Në këtë aksion do të përfshihen Hetimi tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ekspertë të ministrisë së Financave, drejtoria e Antikontrabandës pranë doganave, si dhe ekspertë të teknologjisë së informacionit. Në takim kanë asistuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, si dhe nr.1 i administratës tatimore të Republikës, Brisida Shehaj.
BLLOKIMI
Ndërkohë, është bërë edhe magazinimi në Lundër i gjithë objekteve të sekuestruara. Një pjesë janë depozituar dhe janë të mbyllur, pjesa tjetër s'ka ardhur ende, por pika e Rezervave të Shtetit është gati t’i presë të gjithë objektet e sekuestruara.
Qindra makina të lojërave të fatit dhe kompjutera që printonin skedinat e lotove janë grumbulluar në magazinat e shtetit në Lundër. Në një magazinë të madhe, ndodhen makina të ndryshme të lojërave të fatit, që janë bllokuar nga policia gjatë operacionit masiv në të gjithë Shqipërinë, të koduar “Fundi i marrëzisë”.
Siç mësohet nga personat që merren me magazinimin e makinave të lojërave të fatit dhe atyre të lotove sportive, janë me qindra makineri dhe makineta të sjella aty, e që do të vijnë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha dhe Bode i dinin mirë abuzimet me lojërat e fatit