TIRANE- Akuzat për implikimin e ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës dhe kapja e avionit të radhës me drogë nga pala italiane, ka bërë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të zhvillojë një takim kokë më kokë me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Takimi është zhvilluar në ambientet e prokurorisë, ku gjatë bashkëbisedimit ministri mësohet ti ketë kërkuar Llallës të hetojë në të gjitha drejtimet akuzat e ish-shefit të antidrogës së policisë së Fierit Dritan Zagani, i cili e ka akuzuar publikisht Tahirin se është i lidhur me trafikantë droge.
Këto deklarata Tahiri i ka quajtur shpifje ndërkohë që i kërkon prokurorisë të zbardhë plotësisht të vërtetën.
"Besoj e keni ndjekur të gjithë tollovinë politike të ditëve të fundit me akuza dhe shpifje pa fund. Kryeministri, qeveria, mazhoranca është votuar nga qytetarët për të punuar në interesin më të lartë të qytetarëve dhe të vendit. E në këtë kuadër unë nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur në llumin e shpifjeve që është mësuar politika e vjetër të përdorë, sa herë i duhet që të dalë përtej modelit që duhet. Modeli i ligjshmërisë që duhet të instalojmë në vend dhe për të cilin po përpiqemi", tha Tahiri.
Temë e diskutimit mes Llallës dhe Tahirit ka qenë dhe avioni i kapur me drogë në Itali, ku në prangat e policisë kanë rënë dhe dy shqiptarë nga fshati Dushkarak i Vlorës.
Z.Tahiri, jeni një ndër të akuzuarit, a do të ishte më e udhës që duke dhënë një dorëheqje të mundshme t’i hapnit rrugë hetimit në këtë formë dhe të mos paragjykoheshit më pas lidhur me konkluzionin?
Tahiri: Saliu ka kërkuar dorëheqjen time, dorëheqjen e Kryeministrit dhe dorëheqjen e qeverisë që pa marrë detyrën ne. Kështu që nuk e kam standard të punës sime, madje kur më shan Saliu ndihem më mirë, sepse do të thotë që po bëj gjënë e duhur.
Zagani ka thënë që ju jeni i përfshirë në trafikun e drogës…?
Tahiri: Do të hetojë Prokuroria.
Konkretizimi i hetimeve
Prokuroria Shqiptare dhe Policia e Shtetit tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë lidhje me këtë grup kriminal. Llalla dhe Tahiri kanë rënë dakord t’i kërkojnë autoriteteve italiane informacione të detajuara rreth këtij trafiku, gjë e cila më pas do të ndihmonte policinë të kryente menjëherë arrestimin e bashkëpunëtorëve.
Dyshimet flasin se personat e implikuar në këtë trafik rezultojnë banorë të Vlorës dhe fshatrave të saj. Siç duket të njëjtit persona kryejnë kultivimin e lëndës narkotike në zonat e thella malore dhe më pas arrijnë ta shesin atë në tregun vendas dhe të huaj. Në disa raste, lënda narkotike trafikohet me avion nga Shqipëria në Itali dhe në raste të tjera përdoren kamionët.
Emrat konkretë
Tashmë hetimi ndodhet në fazën fillestare dhe se ende nuk dihet për emrat konkretë që janë implikuar në këtë rrjet trafiku. Policia e Vlorës është ngarkuar me mbledhjen e informacioneve për këtë dosje, ndërkohë që të gjitha veprimet do mbikëqyren nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tashmë kjo prokurori do bashkëpunojë dhe me palën italiane, ku nëpërmjet një letër porosie do kërkojë informacione nga pala italiane, për ndjekjen hetimore të personave të implikuar.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO