“Jam i bindur që nuk jam i vetmi shqiptar që ndihet keq nga të pavërtetat që u pasqyruan, siç besoj se çdo italian apo qytetar i çdo vendi të botës që ka pasur mundësinë të njohë sadopak Shqipërinë, është ndier keq nga pasqyrimi thelbësisht i shtrembëruar i realitetit shqiptar në reportazhin tuaj. “Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist”, shkruan ministri në letrën drejtuar Luciano Fontana të Corriere TV.
Në letrat e tij ministri vë në dukje tolerancën fetare që ekziston në vendin tonë, ku fakti që jemi shumicë muslimane, sipas Tahirit - nuk duhet të kthehet në 'verbëri' nga të huajt për të imagjinuar rrezik terrorizmi në Shqipëri.
“Ndaj, i nderuar, më lejoni t’ju siguroj se shqiptarët krenohen me vlerat e çmuara të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, një shembull unik që veç krenarisë, ka rrënjosur tek çdo qytetar shqiptar vullnetin për të mos pranuar frikën dhe kërcënimin e terrorit, por kurajën e forcën për të ndërtuar bashkëpunimin me çdo shoqëri të lirë që luftën kundër terrorizmit e fiton më së pari me vlera e besim, pastaj me armë”, shkruan Tahiri.
Ndërkohë, ministri Tahiri i quan shpikje shkollat për militantët e ISIS apo mbi 1 mijë rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, duke i quajtur një tullë në murin e mosbesimit.
“Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist”, thekson më tej ministri i Tahiri.
Corriere Della Sera në një reportazh të disa ditëve më parë, shkruante se nga Shkodra trafikoheshin armë fillimisht drejt Malit të Zi, e më tej me destinacion grupet mafioze, ku nuk përjashtohej përfundimi i tyre në duart e esktremistëve të ISIS që kryejnë sulme terroriste në Evropë.
Më tej ishte Daily Mirror e cila në një shkrim të sajin theksonte se pas operacionit të policisë në vitin 2014 që shënoi ndërhyrjen e parë të shtetit kundë kultivimit të kanabisit në Lazarat, parcelat e drogës janë në pushtetin e ISIS që e trafikon atë në vendet e Evropës.
Ndërkohë duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve pasi foli në analizën vjetore të Policisë së Tiranës, Tahiri tha se shkrimet janë nga gazetarë anonim, ndërsa e vlerësoi përmbjajten e këtyre lajmeve si "spekulime mediatike",
"Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me çështjet e armëve dhe po ashtu me kultivimin e lëndëve narkotike. Por asnjëra nga këto nuk lidhet me çështjet e terrorizmit. Jo çdo abuzim, që lexoni shpeshherë nga gazetarë anonimë apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase, shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku", u shpreh Tahiri.