TIRANË - Përreth një orë e 30 minuta ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pati një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Shqipëri.
Takimi i mbajtur në zyrat e delegacionit të BE-së në vendin tonë, pati në fokus prioritetet e Minsitrisë së Brendshme, kreu i së cilës kohët e fundit ka rënë në sulmin e opozitës. Në qendër të bisedës ishin çështje të rendit dhe sigurisë, duke u ndaluar veçanërisht tek lufta kundër krimit të organizuar, drogës dhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në përfundim të takimit kryediplomatët shmangën komentet për mediat, ndërsa i vetmi që u prononcua ishte ministri Tahiri. Ai sqaroi edhe çështjet që u diskutuan mes tij dhe ambasadorëve.
“Patëm mundësi të bisedonim me Ambasadorët e Bashkimit Europian për një sërë çështjesh që i përkasin prioriteteve te Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafikut, kundër kultivimit të trafikimit të lëndëve narkotike dhe prioriteteve në tërësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe luftës kundër parasë kriminale”,- tha Tahiri.
I pyetur nga gazetarët nëse mori ndonjë kritikë nga kryediplomatët e huaj, ministri tha: Mund t’i pyesni por nuk besoj.
Takimi vjen pak ditë pas dëshmisë së një ish- shefi policie të shkarkuar dhe të akuzuar për shpërdorim detyre. Dritan Zagani akuzon familjarë të ministrit Tahiri se luajnë trafiqet e drogës në qytetin e Vlorës, akuza të cilat gjetën mbështetjen e opozitës dhe u kthyen në kërkesën e saj të radhës për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com