Shqipëria është në rrezikun primar të kalimit të refugjatëve, por Shqipëria është e përgatitur pasi kjo është një sfidë evropiane. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri teksa ka folur nga Brukseli, pas takimit që ka pasur me Komisionerin për Cështjet e Brendshme dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielson.

Kjo ishte një nga çështjet që biseduam dhe që ende sot nuk ka shenja që të bëjnë të mendosh se Shqipëria është në rrezikun primar të kalimit të refugjatëve. Gjithsesi ne jemi të përgatitur. Por mendojmë se kjo duhet të jetë një zgjidhje evropiane sepse sfida është europiane” ka thënë Tahiri.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, Tahiri ka thënë se, janë një kyç për çeljken e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se vendi ëhstë në rrugën e duhur.
 
Ajo që vlerësojmë më shumë është rruga që duhet të bëjë Shqipëria për të garantuar hapjen e negociatave. Në këtë kuadër Reforma në Drejtësi si kyçi i prioriteteve dhe nga ana tjetër Byroja Kombëtare e Hetimit  dhe përshëndeteja e komisionerit për rezultatet që kemi arritur deri më sot në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, na bën optimist se jemi në rrugën e duhur. Gjë që u theksua disa herë edhe nga komisioneri” ka shtuar ai.
 
Ministri Tahiri ka shtuar se, Komisioneri vlerësoi në mënyrë të padiskutueshme reformat që vendi ka ndërmarrë deri më sot dhe rezultatet që janë bërë deri më sot. Është kjo arsyeja që na bën optimistë , ka shtuar Tahiri, se jemi në rrugën e duhur dhe se jemi duke bërë gjithçka siç duhet, për të pasur një vlerësim pozitiv.
 
Tahiri ka informuar partnerët europianë për hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike, për ta bërë vendin më të sigurtë, si dhe për sfidat që vendi ka në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krizës së menaxhimit europian të krizës së refugjatëve.
 
Mora mbështetje totale nga Komisioneri dhe përshëndetjen e tij për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë deri më sot, vlerësimin e tij për hapat e duhur që po hedh Shqipëria, në drejtimin e duhur për integrimin europian. Gjithashtu ndamë bashkërisht shqetësimin për sfidat e përbashkëta që kemi në vijim, dhe punën e përbashkët që duhet të bëjmë në një axhendë të mirëkoordinuar me vendet e rajonit dhe me Bashkimin Europian. Kuptohet, në një axhendë të përbashkët të cilën Komisoneri e bashkëndan me ne, lidhur me arritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe në luftën kundër terrorizmit. E informova veçanërisht për reformimin e Sektorit të Sigurisë, sa i takon nga njëra anë rezultateve në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar, në kuadër të luftës së korrupsionit, reformimin themelor (veçanërisht për Byronë Kombëtare të Hetimit), dhe prioritetin e të gjithave që është Reforma në Drejtësi. Morëm mbështetje për hapat e hedhur deri tani nga Shqipëria dhe sigurisht vlerësim maksimal për gjithçka kemi bërë deri tani, por edhe për prioritetet që kemi në vijim, në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë” ka thënë Tahiri.


Ja intervista e tij e plotë

Ministri Tahiri: Informuam partnerët tanë europianë për hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike, për ta bërë vendin më të sigurt. Si dhe për sfidat që kemi bashkërisht (jo vetëm Shqipëria) në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krizës së menaxhimit europian të krizës së refugjatëve.
Mora mbështetje totale nga Komisioneri dhe përshëndetjen e tij për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë deri më sot, vlerësimin e tij për hapat e duhur që po hedh Shqipëria, në drejtimin e duhur për integrimin europian. Gjithashtu ndamë bashkërisht shqetësimin për sfidat e përbashkëta që kemi në vijim, dhe punën e përbashkët që duhet të bëjmë në një axhendë të mirëkoordinuar me vendet e rajonit dhe me Bashkimin Europian. Kuptohet, në një axhendë të përbashkët të cilën Komisoneri e bashkëndan me ne, lidhur me arritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe në luftën kundër terrorizmit.
E informova veçanërisht për reformimin e Sektorit të Sigurisë, sa i takon nga njëra anë rezultateve në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar, në kuadër të luftës së korrupsionit, reformimin themelor (veçanërisht për Byronë Kombëtare të Hetimit), dhe prioritetin e të gjithave që është Reforma në Drejtësi.
 
Morëm mbështetje për hapat e hedhur deri tani nga Shqipëria dhe sigurisht vlerësim maksimal për gjithçka kemi bërë deri tani, por edhe për prioritetet që kemi në vijim, në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.
Komisioneri shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. Madje e ftova që edhe mbledhja e radhës informale e ministrave të brendshëm të mbahet në Shqipëri. Sepse ne besojmë që krizat që kemi përpara, sfidat që kemi përpara nuk janë çështje vetëm e vendeve të Bashkimit Europian dhe veçmas e rajonit të Ballkanit por edhe të Shqipërisë, por janë sfida të përbashkëta të cilat pavarësisht faktit nëse një vend është anëtar i Bashkimit Evropian ose jo, meritojnë vëmendje të njëjtë.
 
Morëm vlerësimin e komisionerit për gjithçka kemi bërë deri më sot si dhe mbështetjen për gjithçka do të bëjmë në të ardhmen.
 
Gazetari: Përfundimisht Shqipëria mbetet një rrugë kalimi potencial apo një rrugë kalimi real për refugjatët që ndoshta do të devijojnë nga rruga.
 
Ministri Tahiri: Kjo ishte një nga çështjet që biseduam dhe që ende sot nuk ka shenja që të bëjnë të mendosh se Shqipëria është në rrezikun primar të kalimit të refugjatëve. Gjithsesi ne jemi të përgatitur. Por mendojmë se kjo duhet të jetë një zgjidhje evropiane sepse sfida është europiane.
 
Ajo që vlerësojmë më shumë është rruga që duhet të bëjë Shqipëria për të garantuar hapjen e negociatave. Në këtë kuadër Reforma në Drejtësi si kyçi i prioriteteve dhe nga ana tjetër Byroja Kombëtare e Hetimit  dhe përshëndeteja e komisionerit për rezultatet që kemi arritur deri më sot në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, na bën optimist se jemi në rrugën e duhur. Gjë që u theksua disa herë edhe nga komisioneri.
 
Mbetet gjithsesi shumë për të bërë përpara dhe fati jonë i madh është se në këtë partneritet kemi mbështetjen e duhur për të bërë gjithçka duhet në kuadër të prioriteteve kyç të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po dhe qeverisë në tërësi sa i takon në mënyrë të veçantë reformimit të sistemit në drejtësisë dhe në mënyrë të veçante luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
Gazetari: Në lidhje me luftën kundër terrorizmit ka një plan aksioni të Komisionit Evropian që nuk është i këtij viti për lufën kundër trafikut të armëve. Cilat janë rezultatet që ka korrur Shqipëria të ministrave të brendshëm të Ballkanit?
 
Ka përfunduar Regjistrimi Digjital i armëve. Ka përfunduar një kuadër ligjor adeguat dhe europian lidhur me këtë çështje. Dhe besojmë se janë hedhur hapat e duhur dhe në luftën kundër korrupsionit.
 
Ju e dinit shumë mirë që sot në Shqipëri ka zero nisje të qytetarëve shqiptarë drejt fronteve të luftës. Dhe kjo është një arritje shumë të madhe.  E gjithashtu, pas ndryshimit të Kodit Penal, kriminalizimit të foreign fighters nga njëra anë, dhe procedimeve penale ku kemi vënë para drejtësisë të gjithë ata që organizonin rekrutimin e tyre, jemi në një pozitë shumë më të mirë për të diskutuar me partnerët lidhur me hapat e përbashkët që duhet të ndërmarrim në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
 
Shqipëria po ngre një qendër rajonale me partneritetin e ngushtë të partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për adresimin e radikalizmit që në fazat paraprake. Kemi një bashkëpunim mjaft të ngushtë për Komunitetin Mysliman për promovimin e modeleve të shëndosha të praktikimit të fesë. Ne besojmë që të gjitha hapat që kemi ndërmarrë (si për parandalimin ashtu dhe për luftën kundër fenomenit të terrorizmit), na kanë vënë në një pozitë mjaft të favorshme  në këtë kuadër. Gjithsesi  kjo është një sfidë që mbetet dhe ne bashkëndajmë me partnerët tanë europianë.
 
Komisioni na ka dhënë një ndihmë shumë të veçantë edhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me EUROPOL (çka na ndihmon në adresimin e çështjeve të përbashkëta),. Ashtu siç Shqipëria merr pjesë në grupet europiane të hetimit (pra ne kemi hetuesit tanë që bashkëpunojnë me hetuesit europianë, në grupe të përbashkëta hetimore, për çështje të përbashkëta, çka ka sjellë dhe rezultatet e para, veçanërisht me Italinë.
 
Gjithsesi, e ritheksoj, me Komisonerin ndamë një sërë sfidash që kanë të bëjnë me përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian (veçanërisht me hapjen e negociatave brenda këtij viti).
 
-          Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar;
-          Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
-          Reforma në Drejtësi.
Të gjitha këto ndërtojnë të gjithë kuadrin e reformave shtetndërtuese, të cilat na mundësojnë të jemi optimistë për hapjen e negociatave.

Pyetje: A prisni një vlerësim pozitiv lidhur me luftën kundër krimit? Sepse dimë që ka një raport paraprak të Komisionit Evropian, në fund të marsit, lidhur me ecurinë e reformave të integrimit të Shqipërisë.
Ministri Tahiri:  Komisioneri vlerësoi në mënyrë të padiskutueshme reformat që kemi ndërmarrë deri më sot dhe rezultatet që kemi deri më sot. Është kjo arsyeja që na bën optimistë se jemi në rrugën e duhur dhe se jemi duke bërë gjithçka siç duhet, për të pasur një vlerësim pozitiv.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)