TIRANË - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zbardhur sot në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit vrasjen në territorin e shtetit grek të dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku në 8 dhjetor 2013. Tahiri ishte sot në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit për të zhvilluar një seancë dëgjimore, të kërkuar nga deputetët e opozitës në lidhje me këtë ngjarje.
Duke folur para deputetëve Tahiri ka bërë një përshkrim kronologjik të të gjitha veprimeve hetimore, operacionale dhe procedurale që kishte kryer Policia e Shtetit për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen në fjalë e më pas u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, ka treguar versioni zyrtar të Policisë së Shtetit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 8 dhjetor 2013. Tahiri ka ngushëlluar familjarët e viktimave si dhe ka përgënjeshtruar “një deklaratë të deputetit që parashtroi kërkesën dhe më vjen keq që ka abuzim në këtë çështje përsa kohë besoj unë, deputetët janë të interesuar përpara se të bënin kërkesën dhe nuk mund të gjejnë një deklaratë të policisë shqiptare që përsërit deklaratën e policisë greke”.
JA SI NDODHI VRASJE DY VELLEZERVE ÇOLLAKU NE GREQI:
Në datë 08 dhjetor 2013 rreth orës 00:30, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë është njoftuar në mënyrë operative paraprake nga policia greke se: “Në rajonin e Piramidës 19, rreth 3 km në brendësi të tokës greke, një patrullë e Policisë greke, ka shkëmbyer zjarr me dy shtetas shqiptarë ku për pasojë një punonjës i Policisë greke ka mbetur i plagosur dhe gjatë rrugës për në spital ka gjetur vdekjen, ndërsa dy shtetasit shqiptarë kanë mbetur të plagosur por nuk dihet më shumë”, ky ka qenë pak a shumë njoftimi paraprak operativ nga posta e Policisë greke.
Menjëherë është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit të këtij qarku janë marrë masat për bllokimin e drejtimeve nga mund të kalonin shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje, siç presupozohej në fillim.
Nga ana e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë u organizuan shërbimet dhe u nisën forcat drejt fshatrave Buz, Liqenas, Shuec e Rakickë për të bërë të mundur kontrollin e territorit në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Devollit si dhe forca të tjera shtesë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë.
Njëkohësisht me këto masa nisi dhe puna për identifikimin e dy shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje. Rreth orës 03:30, policia ka mundur të kontaktojë me një banor të fshatit Shuec, i cili ka treguar se nga banorët e këtij fshati, dy vëllezërit Melsi dhe Klevis Çollaku shkonin shpesh gjatë natës për të peshkuar në thellësi të tokës greke.
Për të verifikuar këtë informacion policia ka shkuar në banesën e vëllezërve Çollaku dhe nga kontaktet me nënën dhe bashkëshortet e tyre u mësua se këta dy shtetas ishin larguar nga banesa për peshkim rreth orës 20:00 të datës 17 dhjetor 2013. Familjarët e tyre thanë se të dy vëllezërit ktheheshin zakonisht në orët e para të mëngjesit në banesë, por ata nuk kishin mundësi të lidheshin në telefon pasi celulari i tyre rezultonte i fikur.
Prej orës 05:30 me zbardhjen e ditës ka nisur kërkimi intensiv në të gjitha drejtimet e parashikuara nga mund të kalonin të dy vëllezërit, por nuk u konstatua asnjë person në ikje apo ardhje nga kufiri me shtetin grek. Policia arriti të konstatonte në anën e liqenit të Prespës së Vogël një furgon bosh, që u identifikua se përdorej nga vëllezërit Çollaku.
Rreth orës 08:30 Policia Kufitare komunikoi me telefon me një punonjës të policisë kufitare greke në rajonin e Prespës së Vogël, i cili informoi për vrasjen e një punonjësi të Policisë greke nga njëri prej dy shtetasve shqiptarë si dhe vrasjen e dy shtetasve shqiptarë nga shkëmbimi i zjarrit me patrullën e policisë greke. Në këto kushte, pasi është marrë mirëkuptimi i Policisë greke, dy patrulla të Policisë Kufitare kanë shkuar përtej kufirit, drejt vendit të mundshëm të ngjarjes dhe pasi kanë përshkuar rreth 3 km janë kontaktuar nga një patrullë e policisë greke.
Nga kjo patrullë e Policisë është mësuar se: “Rreth orëve të mesnatës 07 – 08 dhjetor, patrulla e Policisë Kufitare greke ka konstatuar në tokën greke, në bregun verior të liqenit një varkë-lundër dhe rreth 20 metra mbi liqen, në faqen e kodrës një kasolle prej plasmasi. Policët grekë kanë dëgjuar zëra njerëzish dhe u kanë thirrur ‘POLICIA’. Në atë çast njëri prej shtetasve ka qëlluar me armë drejt tyre duke plagosur rëndë një punonjës policie, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Menjëherë është kundër-përgjigjur Policia greke duke vrarë më armë zjarri të dy shtetasit shqiptarë. Në vendngjarje grupi hetimor i Policisë greke kishte përfunduar veprimet hetimore dhe kishte tërhequr kufomat për kryerjen e autopsisë”.
Në orën 16:00 të datës 8 dhjetor i është kërkuar takim Policisë greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë-Kristalopigji, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, por pala greke nuk ka dhënë më shumë shpjegime duke deklaruar se sapo të mbaronin veprimet hetimore rreth çështjes do të informonin më hollësisht.
Të njëjtin version të ngjarjes, autoritetet greke i kanë pohuar edhe oficerit të Kontaktit të Policisë Shqiptare në Selanik. Këtë version e ka përcjellë edhe zyra e Interpol Athina.
Zyrtarë të Policisë greke i kanë konfirmuar verbalisht Oficerit tonë të Kontaktit se:
• Shtetasve shqiptarë u është sekuestruar një armë zjarri;
• Vrasja e shtetsave shqiptarë është realizuar nga arma e zjarrit të një prej punonjësve të policisë kufitare greke;
• vdekja e punonjësit të policisë kufitare greke është shkaktuar nga goditja me armë zjarri të tipit Kallashnikov.
Informacioni mbi rrethanat e ngjarjes dhe verifikimin e të dhënave rreth identitetit të vëllezërve Çollaku janë kryer shumë shpejt nga autoritetet e Policisë Kufitare dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë.
Në këtë rast përveç gadishmërisë për shkëmbim informacioni, nga Policia shqiptare nuk mund të kryhen veprime hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pasi ngjarja ka ndodhur në territor të huaj. Përfshirja e Policisë Shqiptare në hetime do të ndodhte vetëm nëse pala greke e çmonte të domosdoshme dhe e kërkonte një gjë të tillë.
Materialet procedurale të kësaj çështjeje, i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë me shkresën Nr. Prot. 1216, datë 09.12.2013, nga Sektori i Hetimit të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll.
Në datë 10.12.2013 është ngritur grupi hetimor në përbërje të të cilit është 1 oficer gjyqësor, 1 ekspert mjeko-ligjor, 1 ekspert kriminalist dhe në prezencë të dy familjarëve është kryer kqyrja e kufomave të shtetasve Melsi dhe Klevis Çollaku.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë është vënë në dijeni se për plotësimin e dosjes hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë i është dërguar letër-porosi Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë, vënien në dispozicion të të gjitha veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes ku gjetën vdekjen dy shtetasit shqiptarë, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Ky është informacioni që disponon Policia për gjithçka ka parë Policia dhe vetëm Policia e shtetit shqiptar lidhur me këtë ngjarje. Çështja është në Prokurori tani që flasim dhe hetohet nga Prokuroria. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar informacion nga Ministria e Drejtësisë së shtetit grek për të pasuruar hetimet lidhur me dosjen e Policisë së shtetit grek. Unë këtu jam vetëm për t’u përgjigjur për kompetencën që ushtroj për Policinë e shtetit shqiptar dhe veprimet që ajo kryen.
E mirëkuptoj interesimin tuaj që shkon përtej kësaj. Pyetja që dëgjova nga deputeti lidhur për ekspertiza apo dëmtime, nuk i përket Policisë, sepse nuk bën Policia e Shtetit shqiptar ekspertiza mjeko-ligjore, ndaj duhet që interesimi të shkojë në instanca të tjera për të dhënë përgjigjen e duhur ose shteruese mbi këtë çështje. Di që Policia e Shtetit shqiptar ka ushtruar kompetencën në mënyrë të përpiktë, të menjëhershme lidhur me ngjarjen.
PYETJE-PERGJIGJE ME DEPUTETË E TAHIRIT NË KOMISIONIN E SIGURISË:
AQIP RAKIPI: Z. Ministër, ju dëgjova me vëmendje, por ajo që ju thatë janë informacione nga pala jonë, jo nga pala greke. Këtu kërkohet nga pala greke. Çfarë mund të marrim informacione, sepse ato që kemi janë versioni i tyre, por ne si shtet e si Ministri duhet të insistojmë që të merrnim pjesë atje në verifikimin e vendit të ngjarjes...
MINISTRI TAHIRI: Unë e kuptoj shqetësimin e deputetit dhe mbase në pozitë tjetër mund të jepja tjetër përgjigje, por për përgjegjësinë që ushtroj, mua nuk më lejohet të shkoj përtej kompetencës ose fushës së përgjegjësive që ushtron Ministria e Punëve të Brendshme. Policia e Shtetit shqiptar ka këto kompetenca dhe ka ushtruar këto përgjegjësi, ka bërë këto veprime ditën që ka ndodhur ngjarja, bazuar qoftë mbi legjislacioni në fuqi të Republikës së Shqipërisë, qoftë mbi marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Republika e Greqisë aderojnë dhe ku përcaktohet fortë qartë kur ndodhin hetime të përbashkëta apo asistencë policore e përbashkët në çështje të përbashkëta. Kjo nuk është një çështje e përbashkët, kjo është një çështje që ka ndodhur jashtë juridiksionit ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Megjithatë mund t’ju garantoj që qeveria, shteti shqiptar ka ushtruar të gjithë kompetencën, në radhë të parë për t’u informuar për dosjen hetimore; Prokuroria ka nisur një çështje me kërkesë të Policisë dhe pret që të zbardhet çështja tërësisht. Por kjo mbetet prapë jo në dorën e Policisë shqiptare apo instancave tona për t’i dhënë ritmin e duhur, siç kërkoi deputeti, zbardhjes së kësaj çështjeje.
FLAMUR NOKA: E nisëm këtë kërkesë për seancë dëgjimore nisur nga sensibiliteti i opininonit dhe sensibiliteti i familjarëve. Versioni dhe jo vetëm familjar por që i gjithë fshati dhe e gjithë zona njeh, për ngjarjen është, - dy djemtë nuk kanë pasur asnjë armë, nuk kanë prekur ndonjëherë armë, njihen si dy djemtë më të urtë të asaj zone dhe nuk kanë ikur të armatosur dhe i gjithë fshati është dëshmitar që ata kanë ikur me varkë dhe i vetmi armatim që kanë pasur me vete ka qenë rrjeta e peshkimit? A ka akt marrje në dorëzim dhe çfarë veprimesh ka kryer Policia e Shtetit në momentin që policia greke ka dorëzuar 2 kufomat e dy të ndjerëve?
MINISTRI TAHIRI: Lidhur me çështjen e dy vëllezërve të vrarë jashtë territorit të Shqipërisë, nuk ka nevojë për shumë komente politike dhe nuk do të doja kurrë që në këtë tavolinë të abuzohej politikisht me një ngjarje që po hetohet nga Prokuroria. Policia e Shtetit veprimet i ka kryer një për një sipas përgjegjësive të veta. Në qoftë se kërkoni informacion shtesë përtej asaj që ka bërë Policia, këtu duhet të vijë Prokurori i Përgjithshëm, ose një institucion tjetër, por mos më detyroni të përgjigjem për gjëra që nuk më takojnë. Këtë nuk e bëj dot!
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com