"Ne kemi nisur një proces analize në çdo drejtori të policisë, duke vlerësuar rezultatet, konkretisht në qarkun e Vlorës, në kuadër të luftës kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dhe gjithashtu në përpjekjen tonë për të ndërtuar ura solide bashkëpunimi me qytetarët, sepse në besojmë shumë që lufta kundër krimit, lufta kundër paligjshmërisë, lufta kundër informalitetit, bëhet vetëm atëherë kur institucionet, Policia e shtetit në veçanti, bashkëpunon ngushtësisht me qytetarët. Përgjegjësia për të luftuar të keqen nuk është vetëm e policisë, është e të gjithë atyre qytetarë, familje shqiptare që besojnë se Shqipëria mund të bëhet një vend i drejtë me një shoqëri që përfiton nga barazia para ligjit.”-u shpreh Tahiri.
Ndërsa kreu i policisë së shtetit, Cako vlerësoi punën e policisë gjatë sezonit veror dhe në luftën kundër krimit të drogës.
Fjala e ministrit Tahiri pas takimit
Ne kemi nisur një proces analize në çdo drejtori të policisë, duke vlerësuar rezultatet, konkretisht në qarkun e Vlorës, në kuadër të luftës kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dhe gjithashtu në përpjekjen tonë për të ndërtuar ura solide bashkëpunimi me qytetarët, sepse në besojmë shumë që lufta kundër krimit, lufta kundër paligjshmërisë, lufta kundër informalitetit, bëhet vetëm atëherë kur institucionet, Policia e shtetit në veçanti, bashkëpunon ngushtësisht me qytetarët.
Përgjegjësia për të luftuar të keqen nuk është vetëm e policisë, është e të gjithë atyre qytetarë, familje shqiptare që besojnë se Shqipëria mund të bëhet një vend i drejtë me një shoqëri që përfiton nga barazia para ligjit.
Në këtë kuadër, është sigurisht arritje e veçantë e cila na inkurajon numri i telefonatave dhe informacioneve që ndan shoqëria, ndajnë qytetarët me Policinë e shtetit. Janë mbi 240 mijë kontakte që kanë qytetarët me policinë e shtetit për të dhënë informacion. Kjo pa asnjë dyshim ka shtuar nivelin e sigurisë, sepse policia ka qenë gjithmonë më e përgatitur për të parandaluar dhe për të luftuar paligjshmërinë dhe kriminalitetin.
Ndërkohë që nga ana tjetër kjo ka shërbyer dhe për të luftuar më mirë fenomenet të cilat janë plagë historike në vendin tonë, të tillë siç është edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ju marr shembull, në qoftë se në vitin 2013, para se kjo qeveri të merrte detyrën, policia kishte shkatërruar vetëm 13 mijë rrënjë, sot që flasim, vetëm këtë vit janë shkatërruar mbi 170 mijë rrënjë.
Mjafton ky tregues për të bërë me dije çdokënd për nivelin e informacionit të shkëmbyer ndërmjet policisë dhe qytetarëve për besimin reciprok, për besimin ndërmjet nesh dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe për rezultatet në një betejë që është beteja jonë e përbashkët, beteja e qytetarëve të ndershëm, beteja e institucioneve, beteja e Policisë së shtetit dhe institucioneve të drejtësisë në tërësi.
Pyetje: Ndërkohë sot opozita ka dalë sërish me emra konkretë duke deklaruar që ju dhe disa drejtues të policisë janë të lidhur me krimin?
Ministri Tahiri: Nga njëra anë unë e kuptoj që lufta kundër drogës në këto dy vjet ka shqetësuar shumë njerëz. Ka shqetësuar më së paku botën e krimit. Dhe më vjen çudi si ka shqetësuar edhe opozitën. Dhe me këtë nuk dua të them që janë të lidhura me njëra tjetrën, por rastësia po ia do që kundër policisë të bëhen bashkë bota e krimit dhe opozita.
Ju e dini që Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm. Në dy vjet ka shkatërruar gjithsej 58 mijë rrënjë kanabis. Unë mbusha dy vjet ministër i brendshëm dhe kemi shkatërruar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Tani më thoni ju, sa e vështirë është të kuptosh, cili nga ne të dy mund të ketë pasur mundësi dhe mund të ketë më shumë mundësi të ketë qenë i lidhur me botën e krimit, për të favorizuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ne që kemi shkatërruar mbi 20-fish të asaj që ka bërë ai kur ka qenë ministër, ndërkohë që edhe t’i mbledhësh bashkë dy ministrat më të suksesshëm që ka pasur PD-ja, Lulin dhe Mulin, kanë bërë bashkë, jo më shumë sesa 120 mijë rrënjë. Ne në dy vjet kemi shkatërruar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Pra shifrat flasin mjaft qartë. Unë nuk besoj që qytetarët nuk e kuptojnë. Kur Luli dhe Muli ishin ministra, Lazarati ishte simbol i republikës së drogës, që rritej mu nën hundën e qeverisë. Ndërkohë që sot është kthyer në një fshat njësoj si gjithë të tjerët.
Pra në qoftë se ka diçka për t’i dhënë qytetarëve të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, policisë së shtetit, qytetarëve dhe partnerëve nga ana tjetër, rezultatet flasin mjaft qartë. Janë në dy vjet, mbi 26 mijë informacione të shkëmbyera me partnerët, që tregon besimin e partnerëve te Policia e Shtetit nga njëra anë, dhe që tregon potencialin për të bërë sukses nga ana tjetër, siç kanë ardhur rezultatet e suksesit. Por ndërkohë janë mbi 18% e të gjithë trupës së policisë në procedim disiplinor dhe penal, për akuza të korrupsionit apo të përfshirjes apo të lidhur me botën e krimit. Që tregon përsëri që ku e la Luli dhe Muli policinë e shtetit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, vendosmërinë tonë për ta bërë Policinë e shtetit trupën që meritojnë qytetarët. Të denjë për të fituar ditë për ditë besimin e policisë dhe të publikut dhe të denjë për të bërë rezultate dhe sukses në çdo kohë. Ne nuk themi që kemi mbaruar punë me luftën kundër krimit, ne nuk themi që kemi përfunduar njëherë e mirë betejën tonë, por ne themi që jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më të lirë nga kërcënimi i paligjshmërisë, i informalitetit dhe i botës së krimit.
Në këtë kuadër, unë me shumë siguri do të doja mbështetjen e çdo qytetari dhe pa asnjë dyshim edhe mbështetjen e opozitës. Por nuk arrij të kuptoj se si në 2 vjet, Luli, Muli dhe opozita në tërësi gjendet gjithmonë në anën e krimit, duke sulmuar policinë njëlloj siç bën bota e krimit. Dhe kjo në fakt tregon arsyen se pse ata nuk bënin rezultat në luftën kundër drogës, pse në bëjmë rezultate shumëfish më të larta, pse qytetarët besojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe pse qytetarët besojnë se bashkë me policinë mund ta bëjmë këtë vend më të sigurtë dhe shoqërinë më të drejtë.
Pyetje: Në vlerësim të performancës, a do të ketë ndryshime në policinë e shtetit dhe si do të jetë Vlora?
Ministri Tahiri: Ju përgjigja në fillim kësaj pyetjeje.
Pyetje: Z.Tahiri, në fakt ka pasur pra le të themi një shqetësim të mediave Italia të ngritura dy ditë më parë për lulëzimin e mundshëm të një trafiku klandestinësh, kryesisht sirianë. A ka gjasa që kjo të ndodhë, edhe a ka një strategji konkrete për ta parandaluar?
Ministri Tahiri: Sigurisht ka një strategji, ne kemi adresuar shumë herë çështjen e përballimit bashkë me partnerët të çdo krize apo emergjence të mundshme në lidhje me refugjatët. Nuk jam në dijeni të sa thoni ju në lidhje me shqetësimin e partnerëve lidhur me trafikun nëpërmjet detit të emigrantëve por ne jemi shumë tëpërgatitur për të mos lejuar që kjo të kthehet në rrugë të shkurtër për trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo nuk do të ndodhi është e sigurtë, por po përpiqemi me partnerët që një problemi Evropian t’i japin një zgjidhje evropiane.
Pyetje: Ndryshime në rang drejtuesish do të ketë? Drejtorëve të Policisë apo shefave të komisariateve?
Ministri Tahiri: Është ky interesi madhor i qytetarëve?
Pyetje: Po, patjetër se vlen të theksohet se sa të marrë veten drejtori i ri i policisë apo shefi i komisariatit kërkon punë!?
Ministri Tahiri: Unë nuk besoj është kjo në interesin e qytetarëve, pavarësisht se vlerësoj maksimalisht punën e bërë në Drejtorinë e Qarkut Vlorë. Në këtë kuadër unë besoj se qytetarëve iu intereson më shumë që të kenë një partner të fortë tek Policia e Shtetit, në të cilin të besojnë e të gjejnë një zgjidhje.
Shifrat që ju dhashë janë vërtetë inkurajuese për ne. Janë mbi 260.000 qytetarë që kanë ndarë me policinë shqetësimet e tyre, nuk janë pak, na kanë dhënë mundësinë ne, Policisë së Shtetit, institucioneve në tërësi, t’i gjenden pranë dhe të zgjidhin konfliktet e tyre pa pritur që këto të degradojnë në konflikte.
Pyetje: Është viti i parë që në Vlorë në një farë mënyre nuk ka shumë ngjarje, sidomos vrasje. Këtë qytetarët ia atribuojnë edhe aksioneve të herë pas hershme. A do të vijojnë këto aksione që quhen “Blic” në rrugët e qytetit edhe pse shpesh herë nuk pëlqehen? Përsa i përket luftës së atyre që mbajnë armë me vete, sa do të thellohet kjo luftë duke qenë se shpesh është një shqetësim
Ministri Tahiri: Ne besojmë që puna e policisë ka dhënë rezultatet e duhura edhe për frenimin e ngjarjeve kriminale. Sot që flasim, ky vit, shënon thuajse gjysmën e numrit të vrasjeve të çdo viti të kaluar që nga 1991 deri më sot. Pra kush pyet nëse Shqipëria sot është një vend me i sigurtë apo jo, përgjigjen e ka.
Sot ka ngjarje kriminale të rënda siç janë vrasjet, thuajse gjysmën e atyre që kanë qenë vjet dhe çdo vit tjetër që nga viti 1991 e deri sot, edhe atëherë kur Luli dhe Muli ishin ministra të brendshëm. Pra unë besoj që shifrat flasin qartë për punën e suksesshme që po bën Policia e Shtetit për ta bërë vendim më të sigurtë, ashtu siç flasin qartë për besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit si dhe të ndajnë informacionin dhe kështu ndodh që parandalojnë edhe ngjarje të rënda. Ka shumë raste kur policia ka parandaluar vrasje nga njëra anë dhe nga ana tjetër numri i informacioneve që Policia Shqiptare ndan me partnerët tregon besimin reciprok.
Lufta kundër krimit shkon në të gjitha rastet përtej kufijve, ndaj ne na duhet një bashkëpunim solid me partnerët. Numri i informacioneve të shkëmbyera për tu përballuar bashkërisht me krimin tregon se besojmë njëri – tjetrin dhe bëjnë rezultat të suksesshëm me njëri- tjetrin. Vetëm në Vlorë, në Qarkun e Vlorës, ka pasur disa operacione me Policinë italiane e kanë qenë ndër më të suksesshmet dhe ju e keni parë që tashmë koordinojmë intensivisht jo vetëm informacionin, jo vetëm operacionet, por edhe Guardia di Finanza vjen publikisht falënderon Policinë e Shqiptare, në Vlorë, Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Pyetje: Pra rasti i Zaganit nuk i ka prishur marrëdhëniet me Guardia di Financën?
Ministri Tahiri: Kjo është një çështje e cila na inkurajon ne më shumë për të bërë atë që duhet të bëjmë. Qytetarët prej nesh presin ti shërbejmë, qytetarët presin nga policia një trup që të jetë në shërbim të tyre.
Jo të gjithë qytetarët kanë probleme me kriminalitetin, por presin që policia të jetë në shërbim të tyre, është kjo arsyeja pse ne kemi ndërtuar edhe Zyrat e Shërbimit ndaj Qytetarëve, në të cilat shërbehet pa korrupsion nga njëra anë dhe nga ana tjetër se policia përgjigjet gjithnjë e më shpejt në kohë dhe ndaj çdo shqetësimi sado i vogël qoftë ky sepse kjo është mënyra e vetme për tu përballur me kriminalitetin dhe paligjshmërinë, për të parandaluar pasoja potenciale dhe për t’ju gjendur qytetarëve gjithmonë, për t’i shërbyer nga njëra anë dhe për ti dhënë garanci se Shqipëria mund të bëhet një vend më i sigurtë dhe shoqëria mund të bëhet shumë më e mundur për të pasur mundësi nga njëra anë zhvillojë jetën e qetë, të gëzojë barazi para ligjit apo dhe sipërmarrësit të gëzojnë mundësi reale për të zhvilluar biznesin e tyre.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)