Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan festën e "Shën Kollit", pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar u mbajt në katedralen e qytetit e cila mban të njëjtin emër dhe u udhëhoq nga ipeshkvi Monsinjor Otavio Vitale.

Ipeshkvi i dioqezës, Vitale thotë se shembulli i humanizmit "Shën Kollit", duhet të na udhëheqë edhe në ditët e sotme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

"Shën Kolli" festohet nga besimtarët katolik çdo pesë dhjetor në mbrëmje ku me këtë rast është traditë të flijohet një gjel dhe të ndizet qiriu i Shën Kollit para darkës familjare.

 


Lajmi kryesor:

Dita e Shën Nikollës, besimtarët kremtojnë festën në të gjitha mitropolitë e vendit