Tahiri ngre në këmbë Kuvendin
për Bakallin: Berisha s'e bëri dot

Tahiri ngre në këmbë Kuvendin<br />për Bakallin: Berisha s'e bëri dot
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkoi një minutë heshtje nga Kuvendi, në nderim të ish-deputetit, Gilman Bakalli, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. 

Tahiri thumboi ish-kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se priste që një gjë të tillë ta bënte ai, pasi Gilman Bakallin e ka pasur deputet të partisë së tij. 
 
"Prita që të jepje një minutë heshtje për ish-deputetin tënd, por s'e bëre. Po e bëj unë. E gjej unë me vend, i nderuar kryetar i parlamentit, të nderuar deputetë, që për ish kolegun tonë, një ish-deputet, një shqiptar i mirë, një shkodran i mirë, i kërkoj Parlamentit të mbajmë një minutë heshtje", u shpreh Tahiri. 

Gilman Bakalli, ish-deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, u nda nga jeta pak ditë më parë, pas një sëmundje të rëndë. 

Ai u tërhoq nga politika në vitin 2009-ë, kur nuk u përfshi në listat e deputetëve, pas përplasjeve me ish-kryetaren e Kuvendit, njëherazi deputete në Shkodër, Jozefina Topalli. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin