TIRANE- Në ditën e dytë të operacionit për evidentimin e më pas prangosjen e vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë janë arrestuar 7 persona, 2 prej tyre në Tiranë një biznesmen dhe një faturues i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar operacionin e policisë së Tiranës në zonën pranë shkollës “Petro Nini” dhe në rrugën “Margarita Tutulani” nga ku ka deklaruar, se kjo ndërhyrje e policisë do të marrë fund atëherë kur sa t’i jepet fund këtij fenomeni, pasi dëmi i shkaktuar deri më tani në buxhetin e shtetit për shkak të vjedhjeve arrin në 150 milionë euro.
"Në aksionin e sotëm u arrestua pronari i një pastiçerie dhe punonjësi i OSHEE, pasi pronari vidhte energjinë, ndërsa punonjësi i OSHEE bashkëpunonte. Punonjësi i OSHEE bashkëpunoi me hajdutët. Aksionin kundër vjedhjes së energjisë e filluam nga biznesmenët. Operacioni do përfundojë kur mos ketë më vjedhje energjie. Vjedhja e energjisë shkakton dëm ekonomik 150 mln Euro në vit", tha ministri Tahiri.
Më tej, Tahiri deklaroi se kjo situatë është përgjegjësi dhe atyre që e toleruan këtë fenomen, përfshi këtu ish-drejtues të CEZ apo faturues të cilët me anë të ryshfetit kanë toleruar lidhjet e paligjshme.
Në zonën e inspektuar këtë të mërkurë nga Ministri Tahiri, blutë e Komisariatit numër 2 prangosën faturuesin e energjisë elektrike dhe pronarin e një pastiçerie për shkak se ky i fundit kishte rilidhur energjinë elektrike dhe pse rezultonte debitor.
(Pamje nga aksioni i policisë dhe OSHEE për vjedhjet e energjisë elektrike në Tiranë )
/Shqiptarja.com

Vjedhja e energjisë,52 në pranga mes tyre 3 punonjës të OSHEE!