TIRANE- Jo vetëm ata që ndërtojnë pa leje, por edhe të gjithë ata persona që përfshihen në një aktivitet të tillë do të përballen me ligjin. Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, si dhe çdo mjet që vihet në funksion të kësaj veprimtarie për transport të materialeve të ndryshme do të procedohet penalisht dhe do të dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penale. Këtë e ka shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, duke ritheksuar se “të ndërtosh pa leje është krim”. Ministri Tahiri theksoi se për çdo ndërtim do të vërtetohet ligjshmëria.
“Të ndërtosh pa leje është krim, të përfshihesh në ndërtime pa leje është krim. Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, përfshirë edhe çdo mjet që transporton lëndë në favor të kësaj veprimtarie do të procedohet penalisht dhe do dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penal. Do të vërtetohet ligjshmëria për ndërtimet. Do të ketë kontroll nga policia për çdo ndërtim, do vërtetohet ligjshmëria. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë. Do të mbyllet historia e shkatërrimit të mjedisit”, u shpreh ministri Tahiri.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për t’i dhënë fund këtij fenomeni, ndërsa kërkoi gjithashtu që të denoncohen edhe rastet kur strukturat e Policisë së Shtetit nuk ndërhyjnë. Në këtë raste, sipas Tahirit do të procedohet edhe ndaj uniformave blu, për mosveprim, duke lejuar ndërtime pa leje. Fjala e plotë e ministrit Tahiri për ndërtimet pa leje
“Të denoncohet çdo mosveprim i strukturave të Policisë së Shtetit, duke lejuar aktivitete që lejojnë ndërtimet pa leje. Jemi të vendosur për të fituar betejën me krimin mjedisor, me ndërtimet pa leje, dhe me dëmtuesit e mjedisit. INUK ka shembur mbi 1 mijë ndërtime pa leje dhe kjo flet për vendoshshmërinë tonë për të luftuar fenomenin. Është koha për luftë frontale me këtë krim që e ka bërë Shqipërinë rast unikal në Evropë”, tha Tahiri.
Tahiri: Ndryshim radikal në funksionimin e INUK
I pyetur lidhur me shkrirjen e INUK, ministri Tahiri theksoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një kalim të kompetencave tek Ministria e Brendshme, por për një ndryshim radikal në funksionimin e këtij institucioni.
“Vlerësoj punën e deritanishme të INUK. Gjatë kësaj kohe janë prishur me shumë se 1 mijë ndërtime pa leje. Kjo na bën të vetëdijshëm për përmasën reale të problemit, por edhe për vendosshmërinë e qeverisë për të luftuar fenomenin nuk bëhet fjalë për një kalim të kompetencave, por një ndryshim radikal në funksionimin e këtij institucioni. riformatim të plotë, për të luftuar çdo veprimtari kriminale të nderimeve pa leje. Është ndryshim radikal në qasje, në funksion të institucioneve, etj.”, u shpreh ministri Tahiri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO