Tahiri-PD-së: Oferta jonë e vetme 
tryeza për Reformën në Drejtësi

Tahiri-PD-së: Oferta jonë e vetme <br />tryeza për Reformën në Drejtësi
FIER-"Ajo nuk është çadër, por është bunker i të gjithë pushtetarëve që duan të mbajnë peng reformën në drejtësi". Kështu e vlerësoi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga Apollonia protestën e PD me çadra përpara me kryeministrisë.
 
Ndërsa sot, Basha deklaroi se Rama përmes mediave të kapura prej tij ka ofruar ''kokën'' e Saimir Tahirit,  ministri i Brendshëm vjen me një përgjigje indirekte.

Ai theksoi se; “Opozita mund të ketë shumë meraqe, por është e papranueshme që të çohen ish ministrat e Saliut dhe të thonë tani duam të vijmë në pushtet. Ashtu si është e papranueshme që një sistem demokratik, të çohet opozita dhe të thotë dua të zgjedh kundërshtarin, nuk dua këtë, por dua atë”.

Mandej Tahiri vuri në dukje se nuk ka kompromis me kërkesat e PD nga çadra. "Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë".

E megjithate Tahiri u shpreh se Partia Demokratike, dhe ata që sot protestojnë po dëshmojnë se nuk e dëshirojnë një Reformë në Drejtësi. 
 
''Deri dje kërkonin zgjedhje të parakoshme, sot duan t'i shtyjnë. Ata do vazhdojnë të refuzojnë reformën në drejtësi. Duan ta shtyjnë reformën që mos të bëhet kurrë reforma në drejtësi. Ajo nuk është çadër, por është bunker i të gjithë pushtetarëve që duan të mbajnë peng reformën në drejtësi'',-u shpreh Tahiri.
 
Ministri gjithashtu deklaroi gjithashtu se sot të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë të cilët kryejnë padrejtësi, kanë mbrojtjen e atyre që sot protestojnë në çadra.
 
''Ne në fakt kemi një karakter dallues që na bashkon me pjesën më të madhe të shqiptarëve. Ne duam të mësojmë nga e kaluara, për të bërë më mirë për të ardhmen. Nëse ju kujtohet ende gjyqtari që la të lirë kriminelin që përdhunoi një vajzë? Kjo sepse e mbrojnë ata që janë te çadra. Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë bërë padrejtësi të shumta, mbrohen nga ata që janë te çadra'',-u shpreh Tahiri. 

Prononcimi i plotë
Ministri Tahiri: Është e papranueshme që të çohen ish ministrat e Saliut dhe të thonë tani duam të vijmë në pushtet. Ashtu si është e papranueshme që një sistem demokratik, të çohet opozita dhe të thotë dua të zgjedh kundërshtarin, nuk dua këtë, por dua atë. Siç është akoma më e papranueshme qëllimi i gjithë kësaj që po ndodh është pengimi i Reformës në sistemin e Drejtësi.

Pengimi i Vettingu, pengimi i sistemit, që do të skanojë, do të verifikojë gjithçka kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët në të kaluarën. Dhe ajo çadra që sot është bunker, sot mbron ish-pushtetarët që duan të mbajnë peng Shqipërinë nga reforma në sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është e pa tolerueshme. Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë. Shqipëria do të bëhet më e mirë vetëm në këtë mënyrë, por askush nuk mund të mbajë peng Shqipërinë, apo reformën në sistemin e Drejtësisë jo me çadra, por as me bunker.

Pyetje: I trembeni kësaj lëvizje zoti ministër?

Ministri Tahiri: Për ne është shumë e rëndësishme që t’i bëjmë të qartë kujtdo se Reforma në Sistemin e Drejtësisë duhet të vazhdojë patjetër. Opozita mund të ketë shumë meraqe. Meraku më i madh i shqiptarëve është që të kemi një sistem drejtësie shumë më të drejtë. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk janë peng i asnjë pushtetari. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk janë peng i parasë apo muskujve. Ne na duhet dhe shumicës dërmuese të shqiptarëve i duhet që ne të bëjmë gjithçka është e nevojshme që Shqipëria të ketë një sistem drejtësie shumë më legjitim dhe shumë më të drejtë.

Nëqoftëse opozita kërkon të pengojë këtë, mua më vjen shumë keq pasi kjo nuk është as axhenda e shqiptarëve dhe aq më pak të jetë axhenda jonë.


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)