Tahiri: Rrugët përgjaken ndërsa
Qeveria bën pakt me kriminelët

Tahiri: Rrugët përgjaken ndërsa <br />Qeveria bën pakt me kriminelët
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri reagoi sot në lidhje me zhvillimin e krimit në vend, teksa akuzoi si përgjegjësin kryesor kryeministrin, duke shtuar se “pa u shkulur Berisha nuk mund të sigurohen institucionet e pavarura, nuk mund të rikthehet qetësia”.

Në një deklaratë për shtyp, Tahiri u shpreh se “qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërkohë që Berisha grabit institucionet e pavarura siç bëri me SHISH-in dhe SHIU-n, së bashku me presidentin e tij Bujar Nishanin”.

Deputeti socialist tha se kjo qeveri nuk garanton jetën e qytetarëve, pasi sipas tij vetë
Berisha vrau popullin më 21 Janar. Kjo sipas Tahirit, është edhe arsyeja se përse “rrugët po përgjaken e kriminelët bëjnë gjëmën” sepse policia bën pakt me ta.

“Rrugët përgjaken ndërkohë që Berisha thyen rekorde, Shqipëria digjet ndërkohë që Berisha krihet. Kush do garantojë rendin dhe sigurinë kur SHISH nuk është më institucion i pavarur dhe iu kthye një militanti qorr nga Gazidedja”, deklaroi sot deputeti Tahiri.

Në përfundim të falës së tij, deputeti Saimir Tahiri tha se PS kërkon pavarësinë e institucioneve kushtetuese, për të garantuar jetën dhe pronën e çdo qytetari, teksa shtoi se çdo kriminel duhet ndëshkuar “qoftë dhe këta që janë në pushtet”.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne