Sipas ministrit Tahiri, Prokuroria duhet t’i japë një status të veçantë, atë të të penduarit, atyre që bashkëpunojnë me drejtësisë, për të treguar drejtuesit e vërtetë të Lazaratit, “qofshin në parlament apo në qeverinë e kaluar”.
“Rrënjët e Lazaratit duhen parë në çdo gjë që ka sjellë dështimin e policisë. Politika ka përfituar dukshëm nga ajo sipërmarrje. Nëse do ta kisha të faktuar do kishim elemente që do të viheshin para drejtësisë. I kam kërkuar prokurorisë që të mos ndalojnë tek të arrestuarit, por t’i japin edhe status të veçantë për të arritur tek ata njerëz që janë drejtuesit dhe përfituesit e vërtetë të Lazaratit, qofshin në parlament apo në qeverinë e kaluar. Ajo që keni parë në Lazarat nuk mund të ndodhte kurrë pa bekimin e vendimmarrësve”, tha ministri Tahiri.
Ministri Tahiri në 60 minuta përcolli për shikuesit e "A1 Report" detaje nga operacioni i zhvilluar në Lazarat, ku në 5 ditë aksion, policia “rrëzoi” “kështjellën e Lazaratit”.
Duke u ndalur tek raportet me LSI dhe deputetët e kësaj force politike, ministri Tahiri tha se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira, dhe gjatë ditëve të aksionit të policisë në Lazarat komunikimi ka qenë intensiv. Por Tahiri tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga letrar drejtuar Presidentit.
Ministri i brendshëm tha se vlerësimet e para për hartimin e strategjisë për hyrjen në Lazarat janë bërë që në muajin janar, ndërsa shtoi se vetëm 2 javë para aksionit, pa edhe fotografitë e parcelave me kanabis. Por këtu ministri Tahiri tregon edhe një tjetër detaj sa i takon përgatitjes së listës së personave të përfshirë në trafik, duke u shprehur se edhe ndeshjet e futbollit në Lazarat ishin pjesë e strategjisë. Madje shtoi se nuk ka munguar as bashkëpunimi me SHISH.
Duke iu referuar një hartë dixhitale të dhënë nga “Guardia di Finanza” lidhur me zonat e tjera në vend ku kultivohet kanabis, ministri Tahiri dhe se këto janë në sipërfaqe më të pakta, janë të evidentuara dhe po punohet për asgjësimin e tyre.
Sa i takon deklaratave të opozitës, ministri Tahiri tha se këto janë tentativa janë përpjekje për të njollosur aksionin e policisë që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Lazarat.
Një tjetër çështje ku është ndalur ministri Tahiri, ka qenë edhe çështja e avionit të rrëzuar në Divjakë, lidhur me të cilin ministri tha se “Shumë shpjet do arrijmë te porositësit e drogës”.
Në operacionin e drejtuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi, ku u angazhuan 800 efektivë nga Forcat Speciale të policisë të komisariateve, RENEA, FNSH-ve, të Tiranës, Shkodrës, Fierit, ato të DELTA Forcë, të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, dhe u përdorën rreth 60 automjete policie, disa autoblinda, madje edhe helikopterë.
Kur u mor vendimi për të ndërhyrë në Lazarat?
Vendimin e ndërhyrjes do e konsideroja pak më të gjerë se sa urdhri final për ndërhyrjen në Lazarat. Kemi luftuar trafiqet narkotike të atyre që gjetëm të trafikuara ose gati për trafikim. Kur kam marrë detyrën gjeta një katalog në zyrë nga Guardia di Finnaza, ku ishte harta ku kultivohej droga dhe një vlerësim i përafërt financiar të vlerës së drogës që trafikohej. Sipas vlerësimit të Guardia di Finnaza vlera e drogës së trafikuar arrinte në shifrat 4.5 miliardë euro, kjo për të gjithë drogën që kultivohej në vend. Kjo vlerë është llogaritur me çmimin e tregut që shitet nëpër rrugë apo shkolla. Është gënjeshtër të thuash që sasia e drogës në Lazarat ishte lëndë narkotike stok prej 3 muajsh. Me të marrë detyrën hartuam një plan masash për luftën kundër trafikut dhe një plan masash për parandalimin e trafikut. Droga është më e lehtë për t’u ndaluar sa është në tokë, sesa kur është gati për trafikim pasi vështirësohet si për ne ashtu edhe për partnerët. Aksionet e fundit rritën besimin e ndërkombëtarëve për seriozitetin e policisë Në janar kemi nisur një strategji e cila nuk ishte vetëm ndërhyrje “ushtarake”, por edhe për sensibilizimin e qytetarëve.
A ka pasur ndryshim mes hartës që gjete në zyrë me fotografimin e ri të avionit italian?
2 javë para aksionit, kam parë fotot e këtij avioni. Masat parandaluese kishin ndikuar në disa zona ndërsa në Lazarat nuk kishte ndikuar aspak.Kur konstatuam këtë gjendje kishim përgatitur terrenin për të ndërhyrë edhe në Lazarat. Pati një ndërhyrje më të reduktuara në disa zona të tjera për të parë edhe koordinimin e policisë. I shfrytëzuam për të parë edhe kapacitetin tonë për të ndërhyrë në atë zonë. Planifikonim që duhet të ishte një ndërhyrje që kishte vetëm një synim suksesin.
Përse kanë dështuar operacionet e mëparshme në Lazarat, Në operacionet e kaluara policia është goditur dhe është tërhequr?
Nuk besoj se ka dështuar policia, por besoj se nuk ka pasur vullnetin e duhur politik. Me policët që kam kontaktuar më kanë thënë që është hera e parë që po is hkohet deri në fund këtij operacioni. Policia është po ajo, e vetmja gjë që ka ndryshuar është vullneti politik. Një sipërmarrje e tillë nuk mund të bëhej kurrë pa imunitet nga lart. Përfitim politik dhe përfitim financiar nga ajo çfarë ndodhte atje. Rrenjët e Lazaratit duhen parë në çdo gjë që ka sjellë dështimin e policisë. Politika ka përfituar dukshëm nga ajo sipërmarrje. Nëse do ta kisha të faktuar do kishim elemente që do të viheshin para drejtësisë. I kam kërkuar prokurorisë që të mos ndalojnë tek të arrestuarit, por t’i japin edhe status të veçantë për të arritur tek ata njerëz që janë drejtuesit dhe përfituesit e vërtetë të Lazaratit, qofshin në parlament apo në qeverinë e kaluar. Ajo që keni parë në Lazarat nuk mund të ndodhte kurrë pa bekimin e vendimmarrësve. Cili nga ne mund të tentojë të sfidojë shtetin në mënyrë të tillë, duke mos e ditur se ka një imunitet. Dhe këtë imunitet nuk e japim as ti, as unë, e kanë dhënë ata që deri dje ishin në pushtet. E jashtëzakonshmja që ka ndodhur është t’i jepnim atë lloj imuniteti Lazaratit, që të kthehet normaliteti. Kërkohet që këta që janë arrestuar sot që të bashkëpunojnë më drejtësinë. Por kjo kërkon që edhe prokuroria ta shqyrtojë çështjen si të tillë.
Në parlament Berisha tha se ata nuk janë bosët e vërtetë. Si është e vërteta, si është hartuar lista e personave në kërkim?
Lista është hartuar nga të dhënat informative që kishte policia. Kishte një punë shumë të gjerë paraprake që është zhvilluar në Lazarat. Ka pasur bashkëpunim me komunitetin në Lazarat. Është bërë punë e imët për mbledhjen e informacioneve në atë zonë. Emrat janë mbledhur edhe gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në Lazarat gjatë atyre ditëve. Vlerësuam që do ishte e mundur të zhvillonim njohuritë e agjencive ligjzbatuese për të nxjerrë para drejtësisë ata njerëz.
SHIK a ka kontribuar në operacion?
Po ka dhënë informacion.
Pati debate se djali i deputetes Xhuvani ishte aty, por ajo e solli në parlament?
Secili që kishte emrin në atë listë, ka të drejtë t’i drejtohet prokurorisë për të sqaruar këtë gjë. U përpoq të evitohej politizimi i kësaj çështje. Jemi thjesht në rrethanat klu shteti bën detyrën e tij. Nuk di të them nëse djali i deputetes ishte në Lazarat. Nuk mund të them unë nëse ishin apo jo në Lazarat, ata që kishin emrin në listë. Policia ka të drejtën të verifikojë emrat e të gjithë atyreve që ishin në Lazarat. Ky ishte një operacion me rëndësi për të gjithë dhe nuk ishte i lehtë. Në një moment mund të nevojitet dhe domosdoshmëria për të përdorur forcën ekstreme. Ne u munduam të shmangnim në maksimum këto raste. Dy ditët e para ishin padyshim momenti më i vështirë i ndërhyrjes në Lazarat. Të shtënat drejt policisë rrezikonin më shumë efektivët, por vullneti ishte për ta çuar deri në fund. Meraku që ky operacion të përfundonte me sukses pa humbur jetë njerëzish, ishte shumë i madh. Ishte një operacion për të rivendosur sundimin e ligjit në çdo centimetër të asaj zone. Ne nuk e prisnim që kjo zonë të ishte kaq shumë e ngarkuar me armatim.
Keni patur një mbledhje të tensionuar me kreun e komunës së Lazaratit? Si ndodhi?
E para nuk kemi negociuar kurrë më drejtuesit vendorë në Lazarat. E kemi konsideruar partner në luftën kundër krimineleve në Lazarat, nuk kishim si të negocionim. E dyta s’ka patur debat me kreun e komunës së Lazaratit, vetëm i kemi kërkuar që të vijohet operacioni me sukses. Kush nuk mbështeste operacionin në atë moment, ishte njësoj si ata që drejtonin armët kundër policisë së shtetit. Kishte rrethana specifike, dhe kush ka përgjegjësi dihet të mbajë rrethanat e veprimeve dhe mosveprimeve të vera. Policia e shtetit ka marrë në konsideratë disa rrethana specifike.
U tha se policia ka pasur negociata me ata që qëllonin me armë?
Policia e Shteti nuk negocion me ata që shtinin drejt policisë. Ata që qëllonin kanë vetëm një fat tashmë, të dalin para drejtësisë. Ata që deri më sot janë rritur me këtë imunitet të paprekshëm dhe guxonin të ngrinin armët ndaj policisë, nuk e guxojnë të drejtën t’i shpëtojnë drejtësisë. Nuk ka për të pasur njerëz që mund t’i shpëtojnë drejtësisë.
Disa banorë janë shprehur se Lazarati është një bastion i PD, ju po ja merrni këtë treg Lazaratit, dhe po ja çoni Lumit të Vlorës që kanë votuar PS?
Kjo nuk është e vërtetë. Këto deklarata i ka bërë opozita, jo disa banorë. Këto deklarata flasin për Lazaratin si treg. Unë e quaj veprimtari kriminale. Ata e quajnë treg se mbase kështu e kanë pasur, ndaj e cilësojnë aksionin e policisë, si aksion për marrjen e tregut. Aksioni i policisë së shtetit nuk mund të ketë filtër politik përballë atyre që shkelin ligji. Kudo ku ndodh ne do bëjmë atë që kemi për detyrë, në çdo cep të vendit. Janë munduar ta bëjnë disi pis aksionin e Policisë së Shtetit, pasi dje nuk e bënin dot vetë, e mbronin dhe i jepnin imunitet Lazaratit. Është mediokre dhe e turpshme të bësh pis një aksion të tillë kundër kriminaliteti masiv që gjendej në atë zonë dhe kundër një bunkeri që sfidonte ligjin dhe shtetin, dhe s’mund të tolerohej më. Kur vjen fjala të krimi, asgjë nuk vlen më shumë se ligji. Unë besoj se disa gjera nuk i arriti aleanca kundër drogës, që fundja as kundër drogës nuk ishin, po na doli se ishin pro drogës. Ndaj nuk e bënë dot pis operacionin.
Folëm për një hartë dixhitale që iu ka servirur “Guardia di Finanza” kush e pason si zona ku mbillet hashashi?
Mbillet shumë më pak në disa zona specifike, për të cilat ne kemi marrë masa edhe para se të fillonte operacioni i Lazaratit. Ky fenomen mori zgjerim për shkak të tolerancës nga shteti. Ne u përballëm me një lloj kolektivizimi të këtij fenomeni dhe jemi të vendosur të mos e tolerojmë më. Kryeministri e ka deklaruar publik, ashtu si dhe unë, se prokuroria duhet të tregohet më ritmike lidhur me këtë çështje. Në Lazarat nuk mund të përballohej çështja me një prokuror. Për evidentimin e provave dhe marrjen në shqyrtim kërkohej pjesëmarrje më e lartë nga prokuroria dhe një ritëm më i lartë. Pse jo edhe gjyqtarë të gatshëm duhet të shkonin të merrnin pjesë në atë operacion. Pati reagim nga Prokuroria, pas deklaratave publike, qe besoj të vazhdojë tani me pjesën më të rëndësishme, dënimin e atyre që i kanë dhënë vazhdimësi këtij operacioni. Në mënyrë që çështja të shkojë deri tek tutorët e kësaj sipërmarrje.
Rama tha se shumë vetë duhet t’i kërkojnë falje ministrit Tahiri që nuk e kanë mbështetur. Kjo do të thotë se s’ka patur shumë mbështetje?
Jo, nuk e lexoj ashtu. Vlerësoj të gjithë ata kolegë deputetë që më kanë mbështetur, dhe kanë qenë në kontakt me mua dhe kryeministrin në një operacion të tillë që përfshinte momente të vështira. Nuk e gjej me këtë kuptim deklaratën e kryeministrit të cilin e falënderoj, dhe sigurisht ky nuk është një sukses as i imi, as i policisë së shtetit vetëm, por edhe një sukses i të gjithë atyre që kanë shpresuar se një legjitimin për të gjithë nuk është i paarritshëm. Ata që u munduan të bënin pis operacionin e policisë, e kuptuan se nuk ka të pandëshkueshëm para ligjit. Muri i pandëshkueshmërisë ka rënë.
Si i keni marrëdhëniet me LSI?
Shumë të mira.
Pati deklaratë nga një deputet i LSI, se do të kërkohet largimi i një ministri socialist?
Kam pasur një komunikim intensiv me kreun e kuvendit, të vazhdueshëm për ecurinë e operacionit, dhe kam ndjerë mbështetjen e deputetëve të LSI, kryetarit të komisionit të Ligjeve, kryetarit të grupit lidhur me këtë operacion.
Deri kur do jenë trupat e policisë në terren?
Nuk di nëse sot terrorizon më shumë policia apo terrorizonte hashashi i djeshëm. Mbase kreu i komunës ka dashur të thotë diçka tjetër. Policia do të largohet kur të ketë përfunduar kontrollet, situata të jetë normalizuar plotësisht, dhe provat të jenë të realizuara, për të mos lejuar që fshati t’i rikthehet sërish veprimtarisë kriminale si ajo që ishte. Do të stabilizojmë në Lazarat prani permanente në Lazarat.
Çfarë është zbuluar diçka e re për avionin e rrëzuar në Divjakë?
Nuk jam unë që merrem me hetimin, ato vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pavarësisht rrethanave që u përputhën, a thua e ndërtoi njeri me dorë, ne e marrim si një çështje kriminale dhe do të hetojmë duke shkuar deri te porositësit. A jeni afruar te porositesit? Kanë ndonjë konotacion politik apo kriminelë. Besoj se do të arrijmë deri te porositësit, ata përpara ligjit mbeten kriminelë
A keni indicje?
Nuk e di nuk merrem me hetimet, duhet shumë koordimin institucional për zbuluar rrënjët për të shkuar deri rrënjët e organizatës kriminale dhe prokuroria edhe gjykat duhe të jenë në nivelin e policisë. E tepërt për policinë që bën të njëjtën betejë me njerëz që i ka arrestuar dhe i duhet t’i arrestojë sërish. Sistemi gjyqësor i riciklon në shoqëri duke ricikluar edhe rrezikun që përbëjnë këta njerëz për shoqërinë.
Këtë shqetësim e kam ngritur disa herë Kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Republikës nga i cili pres të ushtrojë detyrën. Ashtu siç edhe pres që të më bëjë me dije kur unë kam gabuar. I kam vënë në dukje raste ku gjyqtare të cilët shpesh herë kanë liruar njerëz të cilët kanë bërë sërish krime. Duke e detyruar policinë të merret po me këta njerëz.
Çfarë kompetencash do ketë byroja e hetimit?
Ligji është hartuar, Byroja është konceptuar me kapacitet për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)