'Reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE', Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet sot

 

Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër.

Reforma ka sjellë gjithashtu ngritjen e institucioneve të rëndësishme si KPK, KPA, dhe SPAK, të cilat kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të drejtë.

Ai gjithashtu ka përmendur sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa e madhe për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.

'Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën murët e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.

Procesi i vettingut përbn një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.'


Lajmi kryesor:

Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipat

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipat