Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka takuar sot në Athinë të Greqisë Shoqatën e Emigrantëve të ku ka deklaruar se,regjistrimi i tyre është një hap i sigurtë drejt votës së lirë.

Teksa ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Stefan Çipa e ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dërvishi, Tahiri ka shtuar se, emigrantët do të regjistrohen, pavarësisht vendndodhjes, në mënyrë që shteti shqiptarë t’iu shërbejë akoma më mirë atyre.

Regjistrimi do të bëhet për tu kthyer në mekanizëm për tu shërbyer emigrantëve. Më e pakta që mund të bëjmë për ju, është tu kthejmë borxhin duke iu shërbyer. Regjistrimi është hap drejt garantimit të së drejtës së votës së emigrantëve. Janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por nuk ëhstë bërë asnjë gjë deri më sot” ka thënë Tahiri.

Ai ka deklaruar se, qeveria shqiptare po bën shtet në mënyrë që t’iu shërbehet akoma më mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë.

 “Po ndërtojmë shtet në Shqipëri, për tu shërbyer qytetarëve” është shprehur Tahiri. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)