TIRANË, 8 Janar/ATSH/- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri takoi sot reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein.
Në një postim në rrjetin social "Facebook" Tahiri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për punën e policisë.
"Me Knut Fleckenstein për rezultatet e punës tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 2014 reforma e rezultate të shkëlqyera. 2015, edhe më shumë për modernizimin e policisë, shërbimin ndaj qytetarëve, luftën kundër korrupsionit brenda policisë, luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë, kriminalitetit dhe terrorizmit", shkruan Tahiri.
Ministri Tahiri tha se më shumë reforma do të realizohen në bashkëpunim me qytetarët dhe partnerët tanë.
"Boll me baltë dhe sulme politike ndaj policisë. Policia duhet lënë rehat të bëjë detyrën", përfundon komentin e tij ministri Tahiri./a.gegvataj/











