TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u ka dërguar letër 14 drejtuesve të bashkive, përmes së cilës i kërkon të marrin masa të menjëhershme për lirimin e hapësirave publike të parkimit, ku qëndrojnë automjete të dala në shitje.
Përmes një letre drejtuar 14 drejtuesve të Bashkive, ministri Tahiri kërkon që brenda 30 ditëve, të merren masat për lirimin e parkimeve publike nga mjetet që parkohen për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend dhe për mjetet që parkimin publik e përdorin si pikë-shitje.
“Pushtimi i hapësirave publike në anë të rrugës, duke shërbyer si vend parkimi i përhershëm i automjeteve që nuk lëvizin prej shumë kohësh apo dhe si pikë-shitje për mjetet e përdorura, po nxjerr jashtë qëllimit dhe funksionit të tyre, vetë parkimet publike si hapësira të përbashkëta, duke shkaktuar ngarkesë të pajustifikuar në trafikun urban dhe për rrjedhojë, shqetësim të shtuar për qytetarët”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme.
Tahiri ka qartësuar në letër se strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë të gatshme të bashkëpunojnë duke iu ofruar ndihmën e nevojshme drejtuesve të bashkive për lirimin e hapësirave publike brenda afatit.
“Varrezat urbane të mjeteve që nuk lëvizin prej kohësh apo vitrinat publike të shitjes së makinave të përdorura, kanë zaptuar hapësirën publike të destinuar për përdorim nga qytetarët që mjetin e përdorin në mënyrë të përditshme, por njëkohësisht, kanë krijuar pasoja jo të vogla në trafikun qytetas”,- nënvizion në letër ministri Tahiri.
Nëse nuk do të ketë një reagim të shpejtë dhe konkret nga ana e drejtuesve të bashkive, Tahiri paralajmëron se do të ndërhyjnë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Letra u është dërguar kryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Peshkopisë, Lushnjës, Pogradecit, Lezhës dhe Kavajës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com