Arrestohet në Tailandë Joshua Wong lideri i “Occupy Hong Kong” një nga personat kryesorë të lëvizjes pro demokracisë.
 
Ai kish shkuar në Tailandë ku do t’i fliste të rinjve se kanë një tjetër botë dhe se asnjë regjim nuk duhet t’i frikësojë. Por aktivisti u arrestua sapo zbriti nga avioni.
 
Më tej 19 vjeçari do të merrte pjesë në një konferencë shtypi në përkujtim të masakrës së studentëve ngjarje e ndodhur në 6 tetor 1976 në universitetin Thammasat.
 
Wong është djali i cili vetëm në moshën 18 vjeçare u bë i famshëm në të gjithë botën pasi drejtoi revolucionin e çadrave që është protesta e parë e madhe në Kinë.
 
Sipas mediave ai u arrestua me kërkesë të policisë kineze. Sipas të afërmve të tij ai është riatdhesuar nga autoritetet tajlandeze.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com