Tajani dhe Rama drejtojnë sot në Itali takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik: Konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera Itali-Shqipëri
Edi Rama dhe Antonio Tajani
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, do të kryesojë sot në Farnesina së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri.
Në takim do të marrin pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë, Francesco Lollobrigida; Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Nderi Gilberto Pichetto Fratin dhe nënsekretari i Infrastrukturës dhe Transportit, Tullio Ferrante.
Nga pala shqiptare do të marrin pjesë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, Ministri i Shtetit për Ndërmarrjet dhe Çështjet , Delina Ibrahimaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Me këtë takim synojmë të konfirmojmë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet Romës dhe Tiranës. Shqipëria është një partner strategjik i Italisë, me të cilin duam të forcojmë më tej bashkëpunimin”, tha zëvendëskryeministri Tajani, duke ritheksuar se Ballkani Perëndimor përbën një zonë prioritare për politikën jashtme italiane.
Italia është tregu kryesor i shitjes së mallrave shqiptare dhe furnizuesi kryesor në Shqipëri. Tregtia u rrit me më shumë se 16% në vitin 2022, duke tejkaluar 3.3 miliardë euro.
“Marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera ekonomike mund të bëjnë një hap të mëtejshëm në cilësi falë edhe përfshirjes së sektorit privat tashmë të pranishëm në mënyrë të dukshme në Shqipëri.’- tha Tajan.
Punimet do të fokusohen në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.
“Ne duam të konsolidojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë duke u fokusuar në forcimin e lidhjes, rrjetit të energjisë elektrike dhe zinxhirit të furnizimit bujqësor.”, përfundoi Zëvendëskryeministri.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
39.3%
-
Të ndarë
49.9%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1130
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Festa e Flamurit bashkon Ramën e Kurtin, të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Vlorë
28 Nëntor, 11:06
-
Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi
27 Nëntor, 23:00
-
VIDEO/ Rreth Gjirokastrës, qytetit të gurtë që të mbërthen me magjinë e vet! 18 vjet në UNESCO
27 Nëntor, 18:25
-
Roland Qafoku: Përse Federata e Opozitës është e destinuar të dështojë
27 Nëntor, 17:45
-
Rama: Bonusi për pensionistët shpërndahet këto ditë! Aeroporti i Vlorës përfundon brenda 2024! 21 Janari krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit
27 Nëntor, 16:22
-
Në 25 vjetorin e Kushtetutës, Berisha akuza drejtësisë! Sulmon kryetaren e GJK: Fjalor i zhvejkut, politizimi i gjyqësorit po i çjerr maskën reformës së re
27 Nëntor, 15:29
-
Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës: Në Shqipëri do të ngrihet një akademi për fushën e aviacionit
27 Nëntor, 15:24
-
Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon
27 Nëntor, 15:12
-
Itali/ Pjesë e grupit 'Poter-Al', sekuestrohen pasuritë miliona euro të trafikantit shqiptar (EMRI)
27 Nëntor, 13:30
-
'Peizazh mahnitës i rrugës Leskovik-Ersekë', Rama: Ky vit solli shumë turistë, më tepër akoma tjetri (Video)
26 Nëntor, 17:43
-
Po kthehej në shtëpi me biçikletë pasi pa ndeshjen, makina përplas për vdekje të moshuarin shqiptar në Itali
26 Nëntor, 16:10
-
Beleri deklaratë nga burgu për Ramën: Po dirigjon drejtësinë në Shqipëri, në prag të seancës së 4 dhjetorit paragjykon vendimmarrjen gjyqtarëve
26 Nëntor, 12:54
Keto takime ndikojne pozitivisht per vendin tone
PërgjigjuFale jush kemi mardhenie te mire me cdo shtet te botes
Përgjigjue ku ka me mire se te kemi marredhenie te shkelqyera me nje shtet si Italia
PërgjigjuMe ju ne krye zoti rama marredheniet tona me vendet e tjera sa vijne e po forcohen edhe me shume
PërgjigjuFale liderit tone rama kemi marredhenie te mira me vendet e tjera
PërgjigjuVetem zoti Rama mund ti mbaj keto marrdhenie kaq te mira diplomatike me shtetin Italian e mrekullueshme.
Përgjigju