Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, hodhi poshtë të mërkurën pohimet se marrëveshja që qeveria italiane nënshkroi me Tiranën këtë javë për të ngritur qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve është e paligjshme. 

"Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së. Është shumë e ndryshme nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera. Ajo synon të sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës', u tha Tajani gazetarëve në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Tokio.

Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes. Të martën, kreu i Partisë Demokratike (PD) Elly Schlein tha se marrëveshja "duket në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe evropian", raporton Ansa.

Seksioni italian i Amnesty International ka thënë se marrëveshja ishte “ilegale dhe e pavlefshme.

"Njerëzit që shpëtohen në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe situatat individuale", tha Amnesty.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/11/2023 03:43

    Z.Tajani,per ju cdo marreveshje eshte sipas rregullave,sa kohe nuk te jep nje dhembje koke e nuk te prish qetesine e rehatine,prej te vetekenaquri e veteplotesuari! Le te behen afrikanet /dhembje koke/ e dikujt tjeter,mjafton qe t'i te shijosh nen hije ne qetesi goten me vere! Nga burokrate si ju me shoke, Evropa eshte kthyer ne kopesht ku shijojne cajin bashke,diktatore,autokrate,emigrante te paligjshem dhe trafikante e kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet

Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet