/ ATSH / - Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, u zhvillua takimi me temë "Tajar Zavalani, misioni i shekullit XX", një aktivitet ky organizuar nga MHK, i cili ka marrë një natyrë periodike, për të kujtuar figura të shquara të historisë së popullit shqiptar me përmasa europiane.
Kumtesa me titull "Tajar Zavalani figurë e shquar e kombit shqiptar". Ishte edhe tema e aktivitetit e realizuar nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, i cili gjatë fjalës së rastit u shpreh se"
"Jemi mbledhur sot për të kujtuar një nga figurat e ndritura të kombit shqiptar, Tajar Zavalanin, i cili nga atdhedashuria e zjarrtë ka mundur të shkruajë një histori të plotë të Shqipërisë, duke filluar nga ilirët e deri në ditët tona".
Të pranishmit gjatë aktiviteti
"Këtë libër të vyer për kombin shqiptar", vijoi Labi, autori ka nisur ta shkruajë rreth vitit 1940 kur ishte emigrant politik në Londër, dhe njerëz të shquar si Tajar Zavalani, duhen vlerësuar ashtu siç e meritojnë, sepse i kanë shërbyer kombit në kohë të vështira".
Labi e mbylli fjalën e tij me apelin ndaj të afërmve të Tajar Zavalanit, të cilëve u kërkoi që të sigurojnë ndonjë objekt të tij për ta vendosur në stendat e Muzeut Historik Kombëtar, krahas figurave të tjera nacionaliste, që i kanë shërbyer çështjes sonë kombëtare.
Nëndrejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi vijoi takimin me kumtesën "Risia e mendimit historiografik të Tajar Zavalanit", dhe pas tij edhe kuratori i pavijonit të Rilindjes Kombëtare Sali Kadria, mbajti kumtesën me titull "Disa aspekte të kontributit të Tajar Zavalanit në ndërtimin e ideologjisë kombëtare shqiptare në vitet '30 të shek. XX".
Sakaq edhe pedagogia Entela Binjaku, në panelin e folësve, në fjalën e sajë trajtoi kumtesën "Disa mendime rreth siciologjisë shqiptare në vitet '30.
Tajar Zavalani dhe libri Misioni i shekullit XX
Tajar Zavalani (1903-1966) ka qenë veprimtar politik, publicist dhe historian. Origjina e tij është nga fshati Zavalan i Dangëllisë së Përmetit. Tajar Zavalani ka kryer detyra të rëndësishme si: Sekretar i Komisionit për caktimin e kufijve në vitin 1923, Sekretar i Legatës Shqiptare në Romë, në vitin 1924, Sekretar i Përgjithshëm i "Pen Club" (Klubi i Shkrimtarëve Antikomunistë) etj.
Libri "Misioni i Shekullit XX" është një përmbledhje e gjerë dhe e plotë e publicistikës së autorit i cilësuar si "një nga penat elitare të viteve 30". Publicistika e tij është një ndihmesë e veçantë për një sere temash të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë, problemet e saj politike, arsimore, agrare etj, por veçanërisht problemet me librin dhe kulturën.
Përveç lëndës së Historisë (Njohuri për Shoqërinë), libri shquhet edhe për mjaft profile, reçensione e kritika të mirëfillta letrare, për një seri veprash dhe autorësh të shquar të kohës, që e bëjnë veçanërisht të përdorshëm edhe në lëndën e letërsisë së huaj dhe shqiptare .
/Shqiptarja.com