KINE- Kryqi i Kuq ka deklaruar se ka shkuar në 1 200 numri i atyre që kanë humbur jetën pas kalimit të tajfunit “Haiyan” në Filipine. Të paktën 1 000 viktima parashikohet të jenë në Tacloban, ku disa orë më parë numëroheshin vetëm 100 të vdekur dhe 200 të tjerë në provincën e Samar.

Pasi ka shkaktuar të paktën 1200 viktima në Filipine, duke shkatërruar shtëpi, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike, tashmë tajfuni “Haiyan”, po zhvendoset drejt Kinës dhe Vietnamit.

Sipas metereologëve kinezë tajfuni më i fortë, mund të mbërrijë aty në mbrëmje, ku parashikohet të godasë provincën Hainan.

Shpejtësia e erërave të tij, në orët e fundit është 35 kilometra në orë dhe tashmë është në hyrje të ujrave kineze. Autoritetet përkatëse, u kanë bërë apel peshkatarëve të kthehen në port, duke lëshuar alarmin e kuq.

Tajfuni “Haiyan”, është cilësuar si tajfuni më i fortë i të gjitha kohërave dhe shpejtësia e erërave, kur tajfuni “Haiyan” preku tokën, ishte 313 kilometra në orë, duke shkaktuar furtunën më të fortë të regjistruar ndonjëherë në Filipine.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)