Tajfuni “Wutip” godet Vietnamin
evakuohen 70 mijë persona

VIETNAM – Një tajfun ka përfshirë Vietnamin qendror. Televizioni shtetëror ka njoftuar sot se nga tajfuni kanë humbur jetën 3 persona dhe 31 të tjerë janë plagosur.

Dy persona kanë humbur jetën në provincën qendrore të Quang Binh, ndërsa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një çati. 

Nga erërat e forta, gjatë natës janë rrëzuar edhe antenat e radiove. 

Furtuna e madhe, ka rrëzuar pemë, ka shkatërruar çatitë e mijëra shtëpive dhe linjat elektrike.

Janë evakuar 70 mijë persona pranë zonave bregdetare, të cilat paraqiten më në rrezik nga tajfuni.
 
Shkollat po ashtu janë mbyllur dhe 61 mijë anije peshkimi po qëndrojnë të ankoruara në Port.
 
Gjithashtu 303 mijë pjesëtarë të ekuipazhit janë urdhëruar të vendosen në një vend të sigurtë. 

Nga tajfuni është ndërprerë edhe trafiku hekurudhor. “Wutip” është cilësuar si tajfuni më i fortë që ka goditur Vietnamin këtë vit. 

Çdo vit, Vietnami goditet nga 7 apo 10 tajfune dhe stuhi, që vrasin qindra persona dhe shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë.
tajfun 
tajfun
(Vendet që preken nga tajfuni dhe pasoja të tij në Vietnam)

Redaksia online
(Elvana Bilai/arsh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve