Tajfuni Mangkut ka sjellë pasoja shkatërrimtare që nga momenti që ka goditur Kinën. Të paktën 60 persona kanë humbur jetën, qindra kanë mbetur të plagosur dhe po ashtu qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur në veri të Filipineve.
Mangkhut konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018, ndërsa autoritetet në Hong Kong kanë lëshuar alarmin duke i paralajmëruar banorët që të qëndrojnë të mbyllur.
Era ka arritur deri më tani shpejtësinë e 117 km/h, ndërsa niveli i ujrave është rritur me rreth 3.5 metra në disa zona dhe peshqit kanë dalë tani edhe nëpër rrugë.
Tani tajfuni po zhvendoset në brendësi të territorit jugor të vendit, zona në të cilat deri më tani janë evakuuar mbi 2 milionë banorë.