Tajvani dhe Kina kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë së lartë ndërkohë që stuhia po godet vendin me erëra të forta që arrijnë deri në 370 km/h të cilat shoqërohen me reshje të dendura.
Si pasojë e dëmeve të mëdha që tajfuni po shkakton janë mbyllur shumë biznese e shkolla, ndërsa shumë fluturime janë pezulluar.
Në Tajvan raportohet vetëm për së paku 4 të plagosur, ndërsa forcat e shpëtimit janë shpërndarë në zonat që përbëjnë më tepër rrezik.
Sipas autoriteteve kineze pritet që pasojat më të rënda kjo stuhi t’i ketë në Kinë.
Supertajfuni Meranti është më i forti në 21 vitet e fundit në Tajvan, ndërkohë që kur të mbërrijë në provincat Guangdong pritet të jetë më i fuqishmi në 47 vitet e fundit.