TAJLANDE- Një polic ka humbur jetën dhe 32 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, nga protestat e ditës së sotme në Bankok të Tajlandës. Qindra protestues u ndeshën me policinë, në tentativë për të ndaluar procesin elektoral.
 
Manifestuesit e shumtë udrejtuan pranë stadiumit, ku tentuan të hyjnë aty ku ndodhen përfaqësuesit e 30-të partive politike që do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në muajin shkurt.
 
Protestuesti kanë hedhur gurë dhe objekte të forta dhe më pas forcat e policisë tajlandeze kanë hedhur gaz lotsjellës për t’i larguar ata. Prej disa javësh opozita ka kërkuar largimin nga vendi, të kryeministres Yingluck Shinawatra, duke e akuzuar se është vetëm një kukull në duart e dikujt tjetër, duke e krahasuar me vëllain e saj Thaksin, i cili u rrëzua nga pushteti, pasi akuzohej për korrupsion dhe aktualisht ndodhet jashtë vendit.
 
Kryeministrja Yingluck, ka njoftuar zgjedhjet e parakohëshme për në datën 2 shkurt të vitit të ardhshëm, por opozita ka deklaruar se do të bojkotojë procesin. Yiangluck Shinawatra është kryeministrja e parë femër në Tajlandë, e cila i fitoi zgjedhjet në vitin 2011-të.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)