BANKOK - Një prej liderëve të opozitës në Tajlandë është qëlluar për vdekje ditën e sotme, ndërkohë që protestuesit kishin bllokuar qendrën e votimit në Bangkok.
 
Suthin Taratin, kryetari i partisë Komiteti për Rerformën Dekoratike të Njerëzve u qëllua me armë zjarri përballë tempullit Sri Eiam, ndërsa po fliste para protestuesve. Ai ndërroi jetë pasi arriti në spital. Nëntë persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë të shtënave.
 
Protestuesit në Tajlandë kanë rrethuar qendrat e votimit duke bllokuar hyrjen në shumë qytete të vendit. Votimet në Tajlandë pritet të fillojnë javën e ardhshme.
Autoritetet tajlandeze janë vënë në kërkim të autorit. Ata shtuan se vrasja ndodhi ndërsa protestuesit dhe mbështetësit e qeverisë u ballafaquan me njëri-tjetrin.
 
Protestat në Tajlandë nisën në tetor të vitit 2013, kur qeveria me në krye Yingluck Shinaëatra propozoi një projekt-ligj amnistie për dy politikanë të akuzuar për vrasje, si dhe për ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra i akuzuar për korrupsion.
 
Kjo ngjalli dhe zemërimin e popullit të cilët kërkojnë largimin nga pushteti të Yingluck Shinawatra pasi e konsiderojnë si një kukull në duart e vëllait të saj, Thaksin Shinawatra.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)