Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 38 të vrarë, 20 prej tyre fëmijë! Autori vret veten pas sulmit! Dyshohet se ka ekzekutuar dhe gruan e fëmijët e tij
Një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës gjatë një sulmi me armë. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, mes tyre janë 23 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm 2 vjeç. Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur dhe 12 persona të tjerë.
Redaksia 6 Tetor 2022, 10:22 | Përditesimi: 6 Tetor 2022, 17:50
TAJLANDË- Një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës gjatë një sulmi me armë. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, mes tyre janë 23 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm 2 vjeç. Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur dhe 12 persona të tjerë.
Autori i sulmit, i identifikuar si Panya Khamrab, është një ish oficer policie i përjashtuar nga radhët e saj vitin e kaluar për shkak se ishte konstatuar si përdorues droge. Pas masakrës policia u vu në ndjekje të 34 vjecarit, i cili u gjet i vetëvrarë. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Agresori hyri në qendën ditore të fëmijëve gjatë kohës që ishte dhënë vakti i drekës.
Punonjës të mbijetuar nga sulmi thanë se fillimisht u mendua se zhurma e të shtënave ishin fishekzjarrë, por më pas personi I afrmatosur hyri me forcë në dhumën ku fëmijët po flinin.
Kryeministri i vendit Prayuth Chan-Ocha, e quajti shokuese atë që kishte ndodhur, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Sulmi në kopshtin e fëmijëve në Tajlandë, vjen dy muaj pasi një oficer qëlloi me armë dy kolegët e tij në një bazë ushtarake ne Bangkok.
Sulmet masive me armë janë të rralla në tajlandë, edhe pse ata që zotërojnë një armë zjarri janë në numër të konsiderueshëm. Sulmi i fundit masiv me armë në Tajlandë është regjistruar në 2020, ku një ushtar u mori jetën 20 personave.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Sulmi me armë në kopshtin në Tajlandë, 34 viktima! Autori para se të vriste familjen etij hyri me makinë në mes të një turme
Numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një çerdhe fëmijësh në Tajlandë ka arritur në 34.
Personi i armatosur u nervozua pasi mbërriti në çerdhe kur pa se fëmija i tij nuk ishte aty, thonë oficerët.
Ai më pas hapi zjarr dhe përplasi automjetin e tij në një turmë kalimtarësh, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të vriste gruan dhe fëmijën e tij, tha zëdhënësi i policisë Paisan Luesomboon. Autori ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë.