Tajlandë- Një vajzë 5vjeçare ka gjetur vdekjen dhe 37 persona janë plagosur në Tajlandë gjatë protestave antiqeveritare në provincën e Trat.
Protestat në Tajlandë filluan në muajin nëntor dhe kërkojnë largimin e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Sipas protestuesve ajo është një kukull në duart e vëllait të saj, Thaksin Shinawatra, i larguar nga vendi pasi u gjykua fajtor për abuzim me detyrën, kur ishte kryeministër i Tajlandës.
Komiteti i Reformave Demokratike Popullore, një subjekt opozitar që po organizon këto protesta, akuzoi qeverinë se qëndron prapa këtyre sulmeve.
Protestat, edhe pse janë kryesisht paqësore edhe pse ftojnë për padëgjueshmëri, kanë shkaktuar përleshje të shumta ndërmjet militantëve pro dhe kundër qeverisë.
Nga këto trazira kanë humbur jetën të paktën 16 njerëz, ndërsa rreth 700 të tjerë janë lënduar në tre muajt e fundit, prej se nisën protestat në Tajlandë.
/Shqiptarja.com