BANKOK - Është zgjeruar edhe më shumë protesta anti-qeveritare në Tajlandë, ku numri i protestuesve gjatë gjithë këtyre javëve, ka shkuar në 150 mijë. Protestuesit kanë dalë nëpër rrugët e Bankoku-t, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Gjithashtu mijëra demostrues të tjerë, shumica prerj tyre femra, janë mbledhur përpara residencës së kryeminsitres, me moton: Populli kërkon reforma përpara dhe pas zgjedhjeve të reja. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një ndryshim të sistemit elektoral.
Kryeministrja tajlandeze Shinawatra ka shpërbërë Parlamentin në fillim të muajit dhjetor, ku ka qenë vetë ajo e cila e ka deklaruar këtë vendim, gjatë një konference për shtyp. Por edhe pas këtij vendimi protestuesit nuk i kanë ndalur protestat.
Kryeministrja tajlandeze Yingluck, është edhe lidere e partisë Puea Thai, e cila i fitoi zgjedhjet në vitin 2011-të, duke patur një mbështetje të gjerë në veri-lindje të vendit, në rajonet më të varfra të Tajlandës. Gjithashtu, ajo është edhe kryeministrja e parë femër në historinë e vendit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com