Tajlandë/Zhytësi hero humb jetën, i'u kishte dërguar bombolat e oksigjenit 13 personave të bllokuar në shpellë

Tajlandë/Zhytësi hero humb jetën, i'u kishte dërguar bombolat e oksigjenit 13 personave të bllokuar në shpellë

Momente nga aksioni për të shpëtuar 13 të bllokuarit në shpellë

Një zhytës tajlandez që kishte dalë vullnetar për të marrë pjesë bë operacionin e shpëtimit të 12 djemëve dhe trajnerit të tyre që kishin ngecur në një shpellë, ka humbur jetën.

Shkak është bërë mungesa e oksigjenit ndërkohë që zhytësi po mundohej të kthehejnë në qendrën komanduese nën tokë, ka njoftuar zëvendësgurvenatori Chaing Rai Pasakorn Bonialak.

Ekipi I futbollit ka më shumë se një javë që ka mbetur i bllokuar në një shpellë.

Kunan që ishte në të ’30-at, po kthehej nga shpella ku u kishte dërguar djemve dhe trajnerit bombolat me oksigjen, kur në gjysmë të rrugës mbeti vetë pa oksigjen ndërkohë që ishte nën ujë.

 “Zhytja është gjithmonë një punë me rrezik të madh. Ndoshta e ka humbur vetëdijen dhe më pas ka vdekur në mungesë të oksigjenit. Presim rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun”, ka deklaruar shefi i marinës tajlandeze.

Bëhet fjalë për ish-zhytësin e marinës tajlandeze Saman Gunan, që ka humbur vetëdijen ndërkohë që po dilte nga shpella ku kishte shkuar për t’i furnizuar djemtë me bombola të oksigjenit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja