Tajvani: Kina po kryen aktivitete ushtarake afër ishullit

Tajvani: Kina po kryen aktivitete ushtarake afër ishullit

Luftanija kineze Luyang III lundron pranë shkatërruesit amerikan USS Chung-Hoon në ngushticën e Tajvanit

Tajvani ka raportuar se ka pikasur anije luftarake kineze rreth ishullit dhe avionë që kalojnë vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit disa javë përpara zgjedhjeve në ishull.

Të shtunën, Ministria e Mbrojtjes tha në një postim në X (ish-Twitter) se që nga ora lokale 13:30 kishte identifikuar avionë luftarakë J-10, J-11 dhe J-16, si dhe avionë kinezë që operonin në hapësirën ajrore në veri, në mes dhe në jugperëndim të Tajvanit.

Dhjetë avionë kaluan ngushticën e Tajvanit, në kordinim me anije luftarake kineze për të kryer “patrullime të përbashkëta të gatishmërisë luftarake”, tha ministria, duke shtuar se forcat e saj të armatosura kanë ndërmarrë hapa për t’iu përgjigjur.

Rritja e aktivitetit ushtarak kinez në ngushticën e Tajvanit vjen vetëm disa javë përpara se zgjedhjeve në Taipei, raporton AlJazeera.

Në fillim të këtij muaji, ministria e mbrojtjes vuri re gjithashtu anije luftarake dhe një “balonë spiunazhi” pranë ishullit gjatë natës. Ndërsa Pekini ka dërguar avionë luftarakë dhe anije rreth Tajvanit pothuajse çdo ditë, aktiviteti gjatë natës nga avionët kinezë dhe shfaqja e një balone janë të rralla.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj, është ankuar prej vitesh për patrullime dhe stërvitje të rregullta ushtarake kineze pranë ishullit.

Përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 13 janar, analistët besojnë se Kina po zhvillon një fushatë të shumëanshme për të mos lejuar rizgjedhjen e Partisë Demokratike Progresive (DPP) në pushtet.

Pekini dëshiron që partia e opozitës Kuomintang (KMT) të fitojë pasi ajo kërkon marrëdhënie më miqësore me Kinën. Megjithatë, sondazhet tregojnë se zëvendëspresidenti Lai Ching dhe kandidati Hsiao Bi-khim nga DPP janë në krye.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike