Tajvani nis stërvitjen ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez

Tajvani nis stërvitjen ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez

Ushtria e Tajvanit gjatë stërvitjeve ushtarake në bazën ushtarake në Taitung

Ushtria e Tajvanit më 31 janar nisi stërvitjet dyditore në det dhe ajër për të praktikuar mbrojtjen në rast të një sulmi të befasishëm nga Kina.

Pothuajse çdo ditë, luftanijet kineze lundrojnë në ujërat përreth Tajvanit dhe avionët luftarakë fluturojnë drejt ishullit dhe më pas kthehen mbrapsht.

“Çdo veprim joracional i njëanshëm shumë lehtë do të mund të përshkallëzonte tensionet dhe të sabotonte stabilitetin në rajonin e Ngushticës së Tajvanit”, deklaroi për gazetarët në bazën detare Tsuoying në jug të Tajvanit, Sun Li-fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës, me 23 milionë banorë, është pjesë e territorit të saj dhe thotë se ky territor duhet të vihet nën kontrollin e Pekinit.

Tajvani për një kohë të gjatë ka shkaktuar telashe në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Përderisa raportet janë përkeqësuar në vitet e fundit mes dy rivalëve, frika është rritur se Uashingtoni mund të përfshihet në luftë, nëse shpërthejnë armiqësitë.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në buletinin ditor tha se shtatë avionë luftarakë dhe katër anije të marinës së Kinës u detektuan përreth ishullit në 24 orët e fundit. Po ashtu raportoi se një balonë kineze është detektuar në veri të ishullit.

Stërvitjet vjetore ushtarake në Tajvan po mbahen më pak se tre javë pasi Lai Ching-te u zgjodh president i ri, duke fituar mandatin e tretë me radhë të Partisë Demokratike Progresive, e cila kundërshtohet nga Kina.

Stërvitjet ushtarake kanë për synim edhe që të rrisin edhe besimin e publikut ndaj aftësive të ishullit për të mbrojtur veten.

Përderisa ushtria e Tajvanit është shumë më e vogël sesa e Kinës, ishulli vetëqeverisës po blen armatime të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara, po revitalizon industrinë vendore të armëve dhe ka zgjatur shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?