Tajvani ‘sfidon’ Pekinin, pavarësisht presioneve zhvillon takim me zyrtarin amerikan! Kina nis stërvitjen ushtarake në ngushticën e ishullit

Tajvani ‘sfidon’ Pekinin, pavarësisht presioneve zhvillon takim me zyrtarin amerikan! Kina nis stërvitjen ushtarake në ngushticën e ishullit

Prezenca e Kinës në ngushticën e ishullit

Shkëmbimet e krerëve të ishulli të Tajvanit me zyrtarët e lartë amerikan “ndezin” gjithnjë e më tepër prezencën e Kinës në atë që e quan si territor të saj. Pas takimit të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen në Kaliforni me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy, Kina ka nisur stërvitjen ushtarake në ngushticën e Tajvanit.

Kina, e cila pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj, nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur qëllimet e saj, do të mbajë "patrulla të gatishmërisë luftarake" deri më 10 prill, tha në një deklaratë të shkurtër të shtunën Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA).

Stërvitjet, të quajtura United Sharp Sword, përfshijnë ushtrime në ngushticën e Tajvanit në veri dhe jug të ishullit, si dhe në det dhe hapësirën ajrore në lindje të tij.

"Ky është një paralajmërim serioz për forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit dhe bashkëpunimin dhe provokimin e forcave të jashtme, dhe është një veprim i domosdoshëm për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial," tha PLA.

Presidentja e Tajvanit u takua me McCarthy-n në pjesën e kthimit të një turneu në dy aleatët e mbetur zyrtarë të ishullit të vetëqeverisur në Amerikën Qendrore dhe u kthye tw premten.

Pekini kishte kërcënuar me hakmarrje edhe para se të zhvillohej takimi, por pavarwsisht presionit takimi u krye. Aeroplanmbajtësja Shandong kineze u pa duke lundruar nëpër ujërat juglindore të Tajvanit në rrugën e saj drejt Paqësorit perëndimor disa orë përpara se takimi të caktohej të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se po monitoronte situatën dhe do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur sigurinë e ishullit.

Kina po përdorte vizitën e Tsai në SHBA “si një justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, të cilat kanë dëmtuar seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, tha ministria në një deklaratë.

“Ushtria do të përgjigjet me një qëndrim të qetë, racional dhe serioz dhe do të qëndrojë roje dhe do të monitorojë në përputhje me parimet e “mos përshkallëzimit dhe mosmarrëveshjeve” për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe sigurinë kombëtare”.

Të premten, Pekini njoftoi sanksione të forta kundër Hsiao Bi-khim , ambasadorit de facto të Tajvanit në SHBA dhe Bibliotekës Ronald Reagan ku u takuan Tsai dhe McCarthy, por u ndal nga përgjigja më e hapur që pasoi vizitën në ishull në gushtin e kaluar. Paraardhësja e McCarthy, Nancy Pelosi.

Me atë rast Kina organizoi ditë lojërash luftarake rreth Tajvanit, duke përfshirë lëshimin e raketave në të gjithë ishullin.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se 42 avionë kinezë dhe tetë anije kaluan vijën mesatare të ngushticës, e cila normalisht shërben si një tampon jozyrtar midis dy palëve, të shtunën në mëngjes.

Një delegacion ligjvënësish amerikanë, i kryesuar nga Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, po viziton aktualisht Tajvanin dhe u takua me Tsai për drekë të shtunën. McCaul tha se delegacioni ishte në Taipei për të treguar mbështetjen e tij për ishullin demokratik, ndërsa Tsai tha se populli i Tajvanit e do demokracinë dhe kërkon paqen.

SHBA nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Tajvanin, por është mbështetësi më i madh i ishullit ndërkombëtarisht. Është gjithashtu e detyruar me ligj t'i sigurojë ishullit mjetet për t'u mbrojtur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin