Shqipëria nuk mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-serbi, deputeti i LVV për Report Tv: Qasje e zakonshme, qeveria shqiptare duhet të jetë në anën tonë

TIRANË- Për herë të parë, Shqipëria nuk mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas kryeministrit Edi Rama nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës. Ndërkohë, në Report Tv deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, ka folur mbi këtë lajm ekskluziv që raportoi Shqiptarja.com.

Rustemi në të pari reagim që vjen nga radhët e LVV-së thotë se vlerëson këtë qëndrim të qeverisë shqiptare, por thotë se është gjëja më e zakonshme që duhet të bëjë Shqipëria. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti nga Kosova thotë se qasja e butë Bashkimit Europian ndaj Serbisë ka rritur oreksin e kësaj të fundit për të destabilizuar veriun e Kosovës. Për këtë arsye, Rustemi thotë se Shqipëria duhet të qëndrojë gjithnjë në krah të Kosovës.

“E vlerësoj, paçka se kam thënë dhe më parë, qëndrimi i Shqipërisë kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk është se do të ndjekë linjën e BE, do duhej të ndodhte e kundërta që BE të ndikohet nga qëndrimet dhe argumentet që jep qeveri e Shqipërisë. Është gjëja më e kuptueshme dhe më e zakonshme, Kosova është pala më e përkushtuar për të ecur para, por që bashkësia ndërkombëtare me qasjen e butë ndaj Serbisë, ka rritur më tutje oreksin e saj për të destablizuar veriun e Kosovës. Nuk ndikohet Serbia me qasje përkëdhelëse”, tha Rustemi.

Sipas deputetit Rustemi, nëse ndërkomëbatrët do ishin treguar më të ashpër me Serbinë, kjo e fundit s’do të kishte ndërmmarë aktin terrorist, siç ai e quan, ku të dielën u vra efektivi Agrim Bunjaku.

“Po të reagonte BE në mënyrën e duhur ne s’do kishim ngjarjen e fundit aktin terrorist të organizuar nga Serbia. Po të reagonte në mënyrë të vendosur kur Serbia rrëmbeu tre policë të Kosovës në brendësi të territorit të Kosovës, po të reagonte ku u dogjën makinat dhe shtëpitë e vetë serbëve të veriut që kishin pranuar targat me RKS, jam i bindur që Serbia nuk do vazhdonte më tutje. Pas çdo akti të dhunës që janë shpeshtuar Serbia ka shkuar duke i ashpërsuar. BE ka një qasje të vetëdijshme iluzive kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Rustemi.

Sa i takon dialogut, Adanin thotë se Kosova nuk do të largohet nga tryeza e diskutimeve, por kërkojnë njohjen ‘de facto’.

“Në lidhje me fatin e dialogut, duhet të pyetet BE dhe Serbia. Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen e Brukselit në Ohër me qasje të drejtë dhe të barabartë që garanton implementim të plotë. Të gatshëm për normalizim të marrëdhënie me njohje de facto. Kosova Nuk do pranojë kushtëzim me kërkesa të Serbisë që nuk i përmban as marrëveshja”, tha Rustemi.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Të shoqëruar nga 'Vrana Konti', Rama dhe Spiropali ngjiten drejt Thethit: Sapo ka dalë nga Kështjella e Rozafatit (VIDEO)

Të shoqëruar nga 'Vrana Konti', Rama dhe Spiropali ngjiten drejt Thethit: Sapo ka dalë nga Kështjella e Rozafatit (VIDEO)