Tiranë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi u takuan pasditen e sotme në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut. Dy ambasadorët e kanë shfrytëzuar pasditen për të pirë një kafe. Kamerat e televizionit A1 Report! kanë mundur të filmojnë dy ambasadorët gjatë momentit që ishin duke pirë kafen e pasdites.
Nuk dihen arsyet e takimit midis z.Arvizu dhe z.Sequi. Ndoshta është thjesht një takim mes miqsh për të bashkëbiseduar dhe për të ndarë opinione. Ndoshta takimi i tyre ka të bëjë me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet që do të zhvillohen pas një muaji në Shqipëri për të zgjedhur qeverinë e re.
Situata e tensionuar politike dhe ngërçi në KQZ mund të jenë arsyet që stimuluan takimin e dy ambasadorëve. Gjatë paradites, Arvizu tha se dita e hënë do të ishte një mundësi e mirë për rikonstituimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com