Takim Biden-Putin për Ukrainën? Presidenti amerikan bie dakord pas ndërmjetësimit të Macron, Rusia e quan të parakohshëm

Ndoshta mund të quhet një sukses i diplomacisë: Pas telefonatave me presidentin rus dhe atë amerikan, presidenti francez, Emmanuel Macron propozon një samit në nivelin më të lartë për krizën në lindje të Europës. Por ende nuk ka asgjë të sigurt. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizojnë një samit me Rusinë për të shmangur një pushtim të Ukrainës. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim për bisedime të drejtpërdrejta me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Kushti, megjithatë, do të ishte që Rusia të mos nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës gjatë përpjekjeve diplomatike. Por Rusia e quajti të parakohshëm një takim të tillë. Kremlini thotë se nuk ka “plane konkrete” për një samit mbi Ukrainën mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin. zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se ishte “e parakohshme të flitej për plane specifike për çdo lloj samiti”.

Macron telefonoi të dielën me të dy presidentët. Me Putin ai telefonoi dy herë, gjithsej 3 orë. Të dy u përpoqën për hapa drejt armëpushimit në Ukrainën Lindore dhe rrugët e diplomacisë. Macron telefonoi edhe me kancelarin, Olaf Scholz dhe kryeministrin, Boris Johnson. "Kryeministri dhe presidenti Macron janë të një mendimi, se java e ardhshme do të jetë vendimtare për diplomacinë", thuhet nga Doëning Street në Londër. Johnson dhe Macron në deklaratën e tyre kanë theksuar, se Putini duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të lerë mënjanë kërcënimet.

Rusia, sipas të dhënave të Perëndimit ka stacionuar 150.000 ushtarë në kufirin e Ukrainës, por e mohon, se po planifikon një sulm ndaj vendit fqinj.

Ushtarët rusë lajmëruan se në kufirin e Rusisë dhe Ukrainës vranë pesë persona, të cilët i cilësuar si diversantë ukrainas. Ata “justifikuan” veprimin e tyre duke thënë se diversantët tentuat të shkelin në kufirin rus. Pavarësisht se lajmi bëri shumë “zhurmë” Ukraina nxitoi të mohonte pretendimet e Rusisë për vrasjen e persë personave, duke i cilësuar si “të pavërteta”.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Vriten 5 ukrainas? Ushtarët rus: Tentuan të shkelnin kufirin tonë! Reagon menjëherë zyrtari i lartë i Kievit: Pretendim i rremë, nuk është vrarë asnjë person

Ushtarët rusë lajmëruan se në kufirin e Rusisë dhe Ukrainës vranë pesë persona, të cilët i cilësuar si diversantë ukrainas. Ata “justifikuan” veprimin e tyre duke thënë se diversantët tentuat të shkelin në kufirin rus.

Pavarësisht se lajmi bëri shumë “zhurmë” "Reuters" shkruan se Ukraina nxitoi të mohonte pretendimet e Ryusisë për vrasjen e persë personave.

“Asnjë ushtari ynë nuk ka kaluar kufirin me Federatën Ruse dhe asnjë person nuk është vrarë sot”, tha një zyrtar i Kievit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thanë se pretendimi rus ishte “i rremë”.

Ora 13:53
Gjermania Putinit: Mos luaj me jetë njerëzore në Ukrainë

1644649039_PUTINUKRINA.jpg

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të “mos luajë me jetë njerëzore” në Ukrainë të hënën, në fillim të një jave tjetër të diplomacisë së tensionuar në Evropë.

“I bëj thirrje me këmbëngulje qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore!” Baerbock tha në Bruksel pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme Evropiane.

“Loja vërtet e papërgjegjshme me shoqërinë civile dhe me njerëzit në zonat e pushtuara – nga të dyja palët – është e papërgjegjshme”, shtoi ajo.

Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të flasë me Putin të hënën, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të gjetur një zgjidhje për krizën e vazhdueshme në Ukrainë. Thirrja u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit gjatë një konference për shtyp në Berlin të hënën.

“Sulmet, konflikti i dhunshëm që kemi përjetuar në 72 orët e fundit janë vërtet alarmante, armëpushimi po ndërpritet vazhdimisht dhe jetët e njerëzve janë shumë të kërcënuara për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”, tha Baerbock.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan