/ ATSH / - Ministria e Mjedisit organizoi takimin konsultativ me grupet e interesit dhe publikun e gjerë për prezantimin e Draft-Planit të Menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur -Mali me Gropa-Bizë-Martanesh. Ky draft plan është hartuar në Kuadër të Projektit "Asistencë Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin dhe Zbatimin e Legjislacionit Kombëtar Mjedisor". Takimi u hap nga Drejtoresha e Biodiversitetit, Odeta Çato, e cila foli për rëndësinë që ka për të ardhmen e kësaj zone, miratimi i këtij Plani Menaxhimi që është dokumenti më i rëndësishëm politik për zonën e këtij peisazhi dhe për të gjithë ata që kanë një ndikim mbi të ardhmen e tij.
Plani përcakton një vizion për të ardhmen dhe specifikon veprimet dhe rezultatet që duhet të synohen në pesë vitet e ardhshme për ta sjellë këtë peisazh më afër këtij vizioni të përbashkët. Në thelb, ai krijon kuadrin për menaxhimin e pejsazhit, duke udhëhequr vendimmarrjen dhe duke zhvilluar prioritetet për çdokënd të përfshirë. Pritshmëria e Ministrisë së Mjedisit është që Plani i Menaxhimit të konsiderohet si një mjet pune dhe dokument udhëzues për Komitetin e Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur dhe që plani të bëhet i disponueshëm për publikun dhe i arritshëm nga të gjithë autoritetet, grupet kyç të interesit dhe përdoruesit në zonë.
Pas prezantimit u bënë komente dhe sugjerime të cilat do të diskutohen dhe reflektohen në Planin final të Menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur- Mali me Gropa-Bizë-Martanesh. Në takim ishin të pranishëm përfaqesues të komunave që përfshihen në këtë Peisazh të Mbrojtur, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit si dhe përfaqësues të grupeve të tjera të interesit.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA