Takim i mundshëm mes Papa Françesku dhe familjeve të pengjeve izraelite në Romë

Takim i mundshëm mes Papa Françesku dhe familjeve të pengjeve izraelite në Romë

1698397526_papa.jpg

Papa Françesku mund të takohet me familjet e pengjeve izraelite që ndodhen në Romë këto ditë. Këtë e ka bërë të ditur Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, në margjinat e një konference kushtuar figurës së kardinalit Achille Silvestrini në prani të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella

"Ne kemi parë që janë këtu, sepse ata janë pritur nga autoritetet italiane. Për ne ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por mendoj se do të merret një vendim së shpejti”, tha Parolin.

Parolin shprehu edhe një herë shpresën e tij se nuk do të kishte "një përkeqësim të situatës humanitare" në Rripin e Gazës:

"Unë besoj se nëse problemi i pengjeve do të zgjidhej, ndoshta do të kishte më pak sulme nga ana e Izraelit, për të ndërmarrë një veprim tokësor”, tha Parolin.

Selia e Shenjtë, saktësoi Sekretari i Shtetit, "asnjëherë nuk ka përdorur shprehjen armëpushim" por "vëmendje ndaj situatës humanitare".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot