/ATSH-MIA/ - Liderët e katër partive kryesore politike, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të të ulen nesër në tryezën e bisedimeve, në një përpjekje tjetër për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Takimi ende nuk është konfirmuar ndërkohë që pritet konfirmimi i të gjitha partive për zhvillimin e këtij takimi.
Sipas burimeve nga partitë në bisedime Gruevski është treguar i gatshëm të lërë postin e kryeministrit katër muaj përpara zgjedhjeve, ndërsa LSDM-ja vazhdon të këmbëngulë për gjashtë muaj./