U shty se Thaçi u thirr në Hagë/ Grenell konfirmon: Kosovë-Serbi më 2 shtator takim në Shtëpinë e Bardhë

TIRANË- I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.

Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

Gjatë një vizite kohët e fundit në Uashington, bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha për Zërin e Amerikës se Prishtina e sheh rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm dhe se kishte marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim.

Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke./VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:20
Takimi me Serbinë në SHBA/ Hoti: Kosova e bekuar me miqtë që ka! Do diskutojmë si 2 vende të pavarura

1597389668_AbdullahHoti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka falenderuar SHBA-në, për takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, teksa e vlerëson si një nga miqtë më të mirë që ka.

"SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka", shkruan Hoti.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/08/2020 02:56

    Vertet qe Trump po perpiqet per pike nga te gjitha anet,por asnje nuk can koken ketu as per Kosoven,as per Serbine.Keto jane veprime te deshperuara te nje njeriu qe do humbe zgjedhjet.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 14/08/2020 13:15

    Donald Trump po mundohet te fitoje pike perpara zgjedhjeve presidenciale dhe po perdor taktiken e peace deal maker ashtu sic edhe beri me Israelin e Emiratet Arabe. Megjithate urojme qe te jete nje takim she marreveshje ne favor te Kosoves

    Përgjigju
  • F-35: 14/08/2020 09:05

    Bravo USA! Jeni miqte e vertet e te pakonkurueshem te shqiptareve. Cdo zgjidhje vendoset e merre udhe vetem aty, ne Shtepine e Bardhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia