Veliaj takon kompionet e basketbollit 'Tirana': Mandatin tjetër ndërtojmë Pallatin e Sportit për lojërat me dorë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ditën e sotme në një takim vajzat e skuadrës së basketbollit “Tirana”, të cilat u shpallën kampione pas 20 vitesh.

Trajneri i ekipit të klubit të basketbollit “Tirana”, Erdal Borova, si fitues i kampionatit të femrave, e vlerësoi këtë trofe si shumë të çmuar, për faktin se prej vitesh “Tirana” nuk e merrte një titull kampion, pas një dominimi të Vlorës, Gjirokastrës dhe Fierit.

“Është një sukses mjat i mirë dhe shumë i bukur për ekipin tonë, por edhe për qytetin e Tiranës dhe të Bashkisë së Tiranës. Një falenderim u shkon vajzave, stafit tonë dhe padiskutim, kryetarit tonë të bashkisë, i cili vazhdimisht ka qenë pranë ekipit në këto ditë të vështira, por edhe më përpara. Besoj se përkrahja dhe ndihma e bashkisë do të jetë edhe më e madhe për shoqatën tonë”, tha Borova.

Për Erta Bujarin, kapitenen e skuadrës së basketbollit “Tirana” fitorja e këtij trofeu është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm se vjen pas një kohe të gjatë pa këtë titull, por edhe sepse shpërblen edhe mundin dhe sakrificën e vajzave të kësaj skuadre.

Presidenti i Klubit, Arbër Kadia tha se tashmë i takon Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera të vendit që t’i japin sportit vëmendje më të madhe.

“Sporti shqiptar ka nevojë për një ndihmë shumë të madhe nga institucionet. Shpresoj që bashkia ta marrë përsipër këtë sfidë edhe ta kthejë në produkt real sepse nuk është gjithçka llaç e tulla, edhe energji e gjëra të prekshme, por është edhe argëtimi shpirtëror. Sporti absolutisht ndihmon edhe shoqërinë, pra jo vetëm njerëzit që aktivizohen në sport, por edhe ata që e shohin atë”, tha Presidenti i Klubit të basketbollit “Tirana”.

Ndërkaq në takim, Velij theksoi se për të nxitur zhvillimin e sportit dhe arritjen e sukseseve të tjera, në mandatin e dytë si kryetar bashkie, do të bëhet e mundur edhe ndërtimi i një pallati të ri sporti për lojërat individuale apo edhe për disiplina të tilla sportive, si volejbolli apo basketbolli, ku dhe tradita është më e vjetër.

“Ajo që besoj bëmë me Parkun Olimpik duhet të jetë tani steka se si duhet të jenë mjediset e reja sportive. Ne kemi një koncept, do ta prezantojmë edhe këto ditë, të Pallatit të ri të Sportit. Vërtet Parku Olimpik është mirë për këto lloj aktivitetesh, por nëse do duhen mega aktivitete, do të duhet të kemi një Pallat të mirë Sporti, që të ketë 4- 5 mijë vetë, parkim nëntokësor”, tha Veliaj.

Më tej, ai tha se Bashkia e Tiranës ka bërë një sërë investimesh në fushën e sportit.

“Në Bashki kemi filluar të bëjmë një revolucion, fillimisht duke e hapur sportin jo vetëm si monopol të disa grupeve. Sot ka 62 palestra me çuna dhe goca që përpiqen, jo vetëm për të qenë më fit fizikisht, por edhe për të mësuar si luhet në skuadër, si humbet, si fiton, etj”, u shpreh Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë