Takim me ministrin holandez, Meta: Bashkëpunim më i ngushtë, në luftën kundër krimit të organizuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim ministrin holandez Stef Blok, ku inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. Ai u shpreh se nuk duhet lejuar penalizimi i shqiptarëve të ndershëm që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian. 

Teksa vlerësoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, veçanërisht ndihmën e kësaj të fundit në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e investimeve holandeze në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi se projekti më strategjik i Shqipërisë është integrimi europian, e për këtë, kërkohet përgjegjësi maksimale.

Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë, duke shpresuar që qershori i ardhshëm të shënojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kur mbeten dhe pak deri në vendimmarrjen e Këshillit Europian, përparimi me shpejtësi, vendosmëri dhe rezultate bindëse në reformat kyçe, veçanërisht të lidhura me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, kërkohet angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale të të gjitha institucioneve të vendit.

Ilir Meta, President i Republikës

Teksa u ndal tek zhvillimet në rajon, Meta theksoi se mbështet plotësisht çdo proces që i kontribuohet paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën europiane të bashkëjetesës, sikundër ishte dhe ratifikimi në parlamentin maqedonas i Marrëveshjes së Prespës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë