Takim me të rinjtë në kampin e Jalës, ministri Klosi: T’i shërbejmë turizmit dhe mjedisit për një Shqipëri turistike

Takim me të rinjtë në kampin e Jalës, ministri Klosi: T’i shërbejmë turizmit dhe mjedisit për një Shqipëri turistike

Ministri Blendi Klosi

 Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Smile Albania në kampin e Jalës, ku edhe i ka kërkuar më shumë angazhim për mbarëvajtjen e mjedisin dhe turizmit gjatë muajit gusht.

Në fjalën e tij ministri Klosi ka falenderuar të rinjtë për gjithë çfarë kanë bërë dhe i ka kërkuar angazhim maksimal për 20 ditët e mbetuar të sezonit.

Kërkesa ime për ju është që edhe këto 20 ditë të vazhdojmë me shumë forcë për të qenë pjesë e publicitetit më të madh turistik të vendit, pjesë e mikpritjes pjesë e përcjelljes me buzëqeshje të miliona turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, pjesë e vullnetarizimit rinor dhe pjesë e një diskutimi shumë më të madh në këto 20 ditë në rrjetet sociale për aktivitetet e të rinjve të Smile.

Blendi Klosi, ministër

Gjithashtu Klosi ka shtuar se pastërtinë që i karakterizon shqiptarët në shtëpitë e tyre mund ta zgjerojnë edhe në rend lagjeje, qyteti dhe kudo.

Nuk ka një shtëpi shqiptare që nuk është e pastër, nga veriu në jug, pa dallim në cdo fshat, në fshatin më të thellë, brenda shtëpisë i kemi shtëpitë më të pastra. Shpresoj shumë që gjatë bisedave që keni bërë me ekspertët mjedisorë të ofruar nga GIZ, të keni kuptuar që pastërtinë që kemi brenda shtëpisë, lehtësisht mund ta transformojmë edhe në pastërti të lagjes, të qytetit, të plazhit, të vendgrumbullimit të njerëzve, pra ku kemi jetë, ne mund ta kemi Shqipërinë të pastër.

Blendi Klosi, ministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet